Mrekullia më e madhe ; Kur'ani Kerim

 Mrekullia më e madhe prej mrekullive të Profetit tonë (a.s) është Kurani, i cili do të mbetet ashtu siç ishte në ditën kur u shpall.

Çfarëdo që ishte e respektuar dhe e famshme në një shekull, mrekullitë e Profetit të dërguar në atë shekull do të ishin sipas tyre. 



Magjia ishte e famshme në kohën e pejgamberit Musa (as), Allahu i Madhërishëm i dha mrekulli në të cilën shkopi i tij u bë gjarpër dhe mposhti të gjithë magjistarët me të. 
Mjekësia ishte shumë e përparuar në kohën e pejgamberit Isa (as), Allahu i Madhërishëm e dërgoi atë me mrekulli që mjekët nuk mund t'i bënin, siç janë hapja e syve të jobesimtarëve dhe ringjallja e të vdekurve.

Në kohën e profetit tonë Muhamed (savs), poezia dhe letërsia kishin përparuar në mënyrë të konsiderueshme. Ndër arabët, poezia dhe letërsia ishin një kriter që përcaktonte vlerën dhe epërsinë e njerëzve.

Për këtë arsye, Kurani, i cili është në nivelin më të lartë të letërsisë, iu shpall hazretit Muhamed (savs), nderit të botëve. 
Të gjithë njerëzit e njohur dhe elokuentë ishin të paaftë për ta sjellë atë si dhe të thoshin të paktën një nga kapitujt e tij ose një varg të tij.

Një person ose një grup midis kaq shumë njerëzve të retorikës dhe letërsisë që ishin jobesimtarë dhe armiq nuk mund të thoshin as një varg të shkurtër të saj.


Duke lexuar Kuran një person gjen gëzim e kënaqësi, dhe sa më shumë që lexon, aq më shumë i shtohet dëshira për të qëndruar gjithmonë i lidhur pas tij. Ndryshe me leximin e disa poezive të zakonshme, që sado të bukura të jenë, përsëri njeriu vjen një moment ku lodhet prej saj.


Midis atyre që kishin mençuri e elokuencë, ata që kishin arsye dhe mëshirë, u nderuan me islamin menjëherë. 
Ndërkohë ata që nuk besuan u detyruan të pranojnë se Kurani ishte një fjalë tjetër përveç forcës së njeriut.





Një ditë, Velid bin Mugire, një nga të shquarit e politeistëve Kurejsh, erdhi tek i dashmi i Zotit (as) dhe i tha ; "Më lexoni disa vargje nga Kurani."
Vula e Profetëve (as) i lexoi ajetin 90-të sures Nahl.

"Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të të afërmëve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe nga dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim"

Velid bin Mugire e dëgjoi me vëmendje.
"Pasha Allahun, ka një ëmbëlsi dhe butësi në këtë. Është një fjalë shumë e thellë dhe shumë e dobishme. Askush nuk mund ta thotë."

Ai më pas iu drejtua popullit të tij dhe u tha : 
"Nuk ka asnjë në mesin tuaj që i njeh rregullat e poezisë më mirë se unë. Mund të iu them se njoh të gjitha llojet e poezisë më mirë se kushdo. 
Fjala e recituar nga Muhamedi nuk i ngjason asnjë fjale të asnjërit prej jush. Ajo fjalë është fituese ndaj çdo fjale. Asnjë fjalë nuk mund të mbizotërojë kundër saj."

Ndërsa politeistët panë kaq shumë mrekulli dhe dëgjuan ajetet që u shpallën më pas, ata nuk dinin se çfarë të thoshin për të Dërguarin e Allahut (as) me qëllim që t'i largonin njerëzit nga ai.

Fisi Kurejsh u mblodhën në një vend kur erdhi sezoni i haxhit për një vit sepse kishin frikë nga përhapja e islamit. 
"Fiset arabe do të vijnë nga të gjitha anët. Le të vendosim se çfarë do të themi për Muhamedin dhe le të veprojmë unanimisht njësoj dhe mos ta nxjerrim njëri-tjetrin gënjeshtar"

Të gjithë hidhnin nga një ide. Disa thanë "le të themi që është fallxhor", Velid bin Mugire u përgjigj, "Ai nuk është një fallxhor, fjalët e tij nuk janë kurrë të një fallxhori". 

Dikush tjetër tha "le të themi se është me të meta mendore". Velid bin Mugire u hodh përsëri "Kush beson se është me të meta mendore? Në të nuk ka asnjë shenjë çmendurie"

Dikush tjetër tha "le të themi se është një poet" . Përsëri, Velid bin Mugire iu përgjigj "Ai nuk është një poet sepse ne i njohim të gjitha aspektet e poezisë. Fjalët e tij nuk i përshtaten asgjë prej tyre".

"Le të themi se është një magjistar." Përsëri Velid bin Mugire ; "Çfarë lidhje ka me një magjistar? Ai nuk di të fryej, nuk di të lidh nyje. Ai nuk ka asnjë punë si puna e magjistarit."

Zënë ngushtë, dikush u ngrit e tha; "Atëherë çfarë të themi?"

Velid bin Mugire i dorëzuar totalisht, mori frymë thellë e tha ;
"Unë nuk e di se çfarë të them, por cilado nga këto fjalë që ju thoni nuk do të ishte e përshtatshme dhe ata nuk do të besojnë asnjë prej tyre."

Ata nuk mund të gjenin ndonjë emër tjetër përveç se të thoshin
'Profet', por as atë nuk mund ta thoshin.

I Dërguari i Allahut (as) dilte nga Meka çdo vit gjatë sezonit të haxhit në fiset që vinin nga rreth e përqark; "O bijtë e filanit!" secilit prej tyre u drejtohej individualisht, duke recituar vargje që ishin në përputhje me situatën dhe duke i ftuar njerëzit në fenë e vërtetë. Kështu, shumë njerëz nga fiset u nderuan me islamin dhe islami përhapej në të gjithë Arabinë.

Një ditë, disa persona nga fisi i Beniseleme erdhën në Mekke Mukerreme, dëgjuan disa vargje dhe menjëherë u nderuan me islamin. Kur u kthyen te fiset e tyre, ata u treguan atyre për karakteristikat e të Dërguarit të Zotit. Amr bin Xhemuh tha : "Çfarë fjalimi i bukur. A ka fjalë të tjera të tij kaq të bukura sa kjo?"
Djali i tij u përgjigj "po".

Kur një nga arabët dëgjoi ajetin 80-të të sures Jusuf ; "E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në Allahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë Allahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!" ai tha :
"Unë dëshmoj se asnjë krijesë nuk mund të thotë një gjë të tillë." 

Në të vërtetë Kurani nuk është as poezi e as prozë. Përveç të dyve, ajo është një fjalë delikate, e qartë dhe elokuente nga fillimi në fund, të gjitha ketë janë mrekulli. Me fjalë të tjera, njerëzit nuk janë në gjendje të thonë të njëjtën gjë.

Arabët më elokuent krahasuan vargjet e Kuranit me disa poezi. Më në fund, ata e kuptuan se ai nuk ishte si ata, as fjala vetë nuk ishte njerëzore. 
Në murin e qabesë, qëndronin shtatë poezitë e famshme të asaj kohe. Kur u shpall ajeti i 44 i sures Hud, një nga ajetet e nivelit më të lartë të letërsisë, ai kishte një ndikim të madh mbi ta dhe depërtojë në damarët e tyre.
Kur motra e Imrul Kajs, poeti më i famshëm arabëve, dëgjoi atë varg e tha:
 "Askush nuk ka asgjë më për të thënë. Poezia e vëllait tim nuk mund të qëndrojë më në sheshin e krenarisë".

Më pas poezia u zbrit nga muri i Qabesë, e meqënëse nuk kishte më asgjë për t'u thënë me ata që ishin nën të, ata gjithashtu u shembën një nga një.

Tani, ekzistonte vetëm Kur'ani, në sheshin e krenarisë e letërsisë. Kudo flitej tashmë për mrekullitë që ai përmbante dhe për retorikën në të.

© VeD

Artikull i huazuar nga shkrime letrare me bazë fetare.

Comments

Popular Posts