Grada më e lartë e vëllazërisë : Isar

 Isar është që të preferojë dëshirat e vëllait të tij në këtë botë dhe në ahiret ndaj dëshirave të tij.

I gjithë komuniteti Ensar ishin bujar, ata ndihmuan në vëllezërit e tyre muslimanë që migruan në Medinë me mallrat, pasuritë dhe të gjitha llojet e pasurive të tyre.


Ajeti 9 i sures Hashr u shpall për ta (kuptimi) :"... Madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes."





Arsyeja për zbritjen e këtij ajeti është si më poshtë: 

Ibn Omeri (r.a.) tregon ; Një dele iu dha si dhuratë njërit prej sahabëve të të Dërguarit të Allahut. 
Ai tha, "Filani, vëllai im ka nevojë për këtë më shumë sesa unë." dhe ia dërgoi atij. Ai ia dërgoi një tjetri dhe ai një tjetri, dhe këto shtatë shtëpi shkuan rreth e rrotull, derisa ajo u kthye në atë të mëparshmin. 

Pas kësaj ndodhie të madhe për nga kuptimi ndaj asaj që Zoti donte tek njerëzit, u shpall ajeti 9 i sures Hashr.

Një tjetër ngjarje ku bazohen në këtë ajet e në këtë botëkuptim ka të bëjë me një nga sahabët, i cili erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe i tha ; "O i Dërguar i Allahut, unë jam shumë i lodhur nga uria". I Dërguari i Allahut u dërgoi fjalë bashkëshortes së tij, ku ajo gjithashtu i tha se nuk kishin asgjë. 

Pas kësaj, i Dërguari i Allahut nuk i vinte keq për veten aq sa për këtë njeri që kërkonte nga ai. E i drejtohet sahabëve të tjerë : 
"A nuk ka ndonjë që mund ta marrë këtë person si mysafir sonte, Allahu e mëshiroftë". 
Njëri nga ensarët, Ebu Talha (ra) menjëherë u ngrit edhe tha: "E marr unë, o i Dërguari i Allahut!". 

Ai e çoi këtë person tek shtëpia e tij dhe i tha gruas së tij, "Le ta trajtojmë mysafirin e të Dërguarit të Allahut ashtu siç e meriton ai". 
Gruaja e tij tha : "Pasha Allahun, ne nuk kemi asgjë përveç ushqimit të fëmijës".
Ebu Talha pa u menduar dy herë i thotë, "Atëherë vëje të flejë fëmijën në kohën e darkës, fik llambën dhe le të kalojmë natën të uritur, për mysafirin e të Dërguarit të Allahut".

Kur erdhi sabahu, mysafiri arriti tek i Dërguari i Allahut dhe ia shpjegoi çfarë kishte ndodhur. 
Profeti (as) tha "Mbrëmë, Allahu xh.sh. ishte shumë i kënaqur me këtë dhe atë" 

© VeD

Artikull i huazuar nga shkrime letrare me bazë fetare.

Comments

Popular Posts