Këshilla e fundit e Ebu Ubejde bin Xherrah (r.a.)

Ebu Ubejde bin Xherrah r.a. u sëmur nga sëmundja 'taun' në kohën kur ishte guvernator i Jordanisë gjatë halifatit të Omerit ra. 
Ai mblodhi muslimanët dhe iu drejtua atyre: "Më lejoni t'u jap disa këshilla që nëse i ndiqni, nuk do të largoheni kurrë nga të mirët: 

✦Falni namazin
✦Jepni zekatin
✦Agjëroni ramazanin
✦Jepni lëmoshë
✦Bëni haxhin
✦Bëni umren
✦Këshilloni dhe ndihmoni për mirë njëri-tjetrin
✦Bindjuni udhëheqësve tuaj dhe mos i mashtroni ata
✦Mos lejoni që dynjaja (pasuria) t'ju pushtojë. 





Edhe nëse një person jeton për një mijë vjet, fati i tij është që një ditë do të vdesë.
Allahu ka caktuar vdekjen për çdo qenie dhe të gjithë njerëzit do të vdesin.
Më i mençuri nga njerëzit është ai që i bindet më shumë Allahut dhe punon më shumë për Ditën e Gjykimit.
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju. 

-O Muadh bin Xhebel! Drejtoji njerëzit në namaz". 

Pak më vonë pasi tha këto fjalë, vdiq.

Muadh bin Xhebel ra. u ngrit dhe tha:
 "O njerëz! Pendohuni tek Allahu me pendim të sinqertë. Nuk ka asnjë rob që pendohet nga mëkatet e tij, përveç se Allahu e fal atë. Kush ka borxh, le ta paguajë atë pa e vonuar. Sepse borxhliu është si ai që është marrë peng. Kush nga ju zgjohet në mëngjes kur vëllai i tij është i zemëruar me të, ai duhet të shkojë menjëherë tek vëllai i tij dhe të bëjë paqe me të. Është mëkat i madh për një musliman të qëndrojë i zemëruar me vëllain e tij musliman për më shumë se tre ditë.

O muslimanë! Ju jeni privuar nga një person i tillë që unë nuk njoh njeri si ai, i cili është plot mirësi, qëndronte larg interesit të kësaj bote nga njerëzit, ndihmonte njerëzit dhe u jepte atyre këshilla të mira. Allahu e mëshirofte"

© VeD

Artikull i huazuar nga shkrime letrare me bazë fetare.

Comments

Popular Posts