Përkufizimi i rrugëtimit

 S'e kufizoj dot veten
Me një ditë dashurie
Një ditë falenderimi
Apo ditë fatkeqësie!

S'e kufizoj dot qiellin 
Me një ditë shkëlqimi
Pa retë e tij udhëtare
Që shpërthejnë zemërimin !




S'e kufizoj dot kohën 
Me dje, sot dhe nesër
Asnjëra dot të panjohurës 
S'i vë një emër tjetër

S'e kufizoj dot Përjetësinë
Me të tanishmen jetë
Thjeshtë përpiqem të realizoj
Rrugëtimi im...kuptim të ketë!

Për VeD shkruar kompozuar nga Jehona Quku

Comments

Popular Posts