Mos hidh dhjetë për një

 

Thuhet se njëherë e një kohë ishte një mbret shumë i egër dhe i rreptë. Nuk i duronte njerëzit që bënin gabim. Nuk toleronte aspak. Një ditë

urdhëroi që të përgatiteshin dhjetë qen të egër, që të përdoreshin si mjet ekzekutimi për çdo vezir që do të bënte ndonjë gabim, duke e ngrënë atë.


Një ditë prej ditësh, njëri prej vezirëve dha një mendim të gabuar. Mbreti u thartua në fytyrë, si për të treguar që nuk i pëlqeu mendimi i vezirit, dhe urdhëroi që ai të dënohej me vdekje, duke u bërë kështu dreka e qenve të uritur. Pasi dëgjoi urdhrin e prerë të mbretit, veziri i shkretë kërkoi t'i jepej dhjetë ditë leje përpara se të kyhej ekzekutimi, si shpërblim i viteve të gjata të punës në shërbim të tij. Mbreti i rëndë në fytyrë i dha lejen e kërkuar.

 

Me të marrë lejen, veziri shkon te vendi ku mbaheshin qentë e egër dhe i kërkoi kujdestarit të tyre që të kujdesej për ta përgjatë dhjetë ditëve.


- Çfarë do të përfitosh nga kjo punë?! - I thotë kujdestari, me 

habi. 

Do të ta them më vonë, - ia ktheu veziri i nxituar. - Mirë, si të 

duash. - mërmëriti kujdestari i qenve.





Kështu, veziri tregoi një përkujdesje të jashtëzakontë për 

qentë, duke i ushqyer, pastruar, bile duke treguar edhe 

dashuri 

për ta.

Pasi kaluan dhjetë ditë me numër, erdhi dita e ekzekutimit. 

Veziri u mor prej krahu dhe u hodh në kafazin e qenve të egër. 

Mbreti bashkë me të gjithë të pranishmit, po prisnin të 

shihnin 

shfaqen, ku qentë e egër e të uritur, do ta coptonin vezirin e 

shkretë, po jo, një gjë e tillë nuk ndodhi. Sapo u hap dera e 

kafazit për t'u hedhur veziri brenda, qentë, që në pamje të parë 

dukeshin të egër, u zbutën përpapa vezirit sikur të ikin këlyshë 

të vegjël të pambrojtur. Përkujdesja dhjetë ditore kishte 

treguar efektin e saj. Pasi dëshmoi të gjithë skenën, mbreti i 

surprizuar e pyeti vezirin se cila ishte hileja e tij, si ia kishte 

arritur që qentë e egër të mos e coptonin. - Përgjatë dhjetë 

ditëve jam përkujdesur për qentë dhe ata nuk e harruan 

përkujdesjen time. - Kurse ju Mbreti Im, j'u kam shërbyer me 

përkushtim për dhjetë vjet dhe për një mendim të gabuar do të 

më merrnit jetën, duke më bërë ushqim për qentë.- i drejtohet 

me përultësi veziri mbretit, duke dhënë edhe një mësim të 

mirë. Mbreti, duke e kuptuar gabimin e tij, tund kokën, për të 

treguar që ia kishte falur jetën vezirit, që me butësi kishte 

arritur të zbuste edhe qentë më të egër.



Shkruar kompozuar për VeD nga Artiona © VeD

Comments

Popular Posts