Fije reflektimi

 Shpesh rikthehem pas në vite
Dhe hulumtoj me kërshëri
Çfarë mundet vërtetë njeriu
Të zotërojë nga kjo gjithësi?

Vërtetë asgjë nuk është e jotja
Sepse krijesë je o njeri !
Nëse  toka shtrat të bëhet
Pronari i saj, jo, nuk je ti





Nëse qiellin ke mbulesë 
Falendero për këtë mirësi
Vetëm atë çfarë mban në zemër
E merr me vete në përjetësi

Një Krijues i Gjithëdijshëm 
S'mund të krijojë pa një qëllim
Një, i Vetëm është Ai
Që meriton çdo adhurim!


"Betohem në kohën; Se njeriu është në humbje të qartë; Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; Dhe këshilluan njeri-tjetrin për nga e vërteta; Dhe këshilluan njeri-tjetrin për durim"

{Kuran 103}

Për VeD shkruar kompozuar nga Jehona Quku

Comments

Popular Posts