A mund të jetoni vetëm? – Zbuloni qytetet me një banor

1. Jordan River , Kanada

Jetesa në një qytet bregdetar duket e mrekullueshme për të gjithë admiruesit e detit. Por faktorë të ndryshëm si; ndotja, tsunamit, erozionet, tërmetet apo përmbytjet, detyrojnë një pjesë të popullsisë të largohet.

Kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi në lumin Jordan, pranë Vankuverit, ku tërmetet e shpeshta dhe përmbytjet e njëpasnjëshme I detyruan banorët të zbrazin qytetin. E njëjta gjë nuk vlen për 72-vjeçarin Hugh Pite, I cili refuzon të largohet. Megjithëse shpesh është paralajmëruar për rrezikun e të jetuarit në atë vend, ai shprehet se kurrë nuk do te largohet.



2. Monowi , Nebraska , SHBA 

Elsie Eiler është personi më I dashur, më popullor, më I zgjuar, më I ri dhe më I vjetër në qytezën e Monowit në Shtetet e Bashkuara Të Amerikës. Epo kur je I vetmi banor I qytetit, e ka një të mirë, pasi çdo titull të përshtatet ty. Monowi në vitin 2002 shënonte 2 banorë, Elsie Eiler dhe bashkëshorti I saj Rudi. Por me vdekjen e tij, 77-vjeçarja Eiler mbetet banorja e vetme e qytetit.

3.Lost Springs , Wyoming, SHBA

Lost Springs, qyteti I vogël kishte rreth 200 banorë në vitin 2000, ku pjesa më e madhe punonin në minierën e qymyrit. Pas mbylljes së minierës, shumica e popullsisë u shpërnda dhe në vitin 1976 u quajt si një nga qytetet më të vogla me vetëm 11 banorë.

Në regjistrimin e vitit 2000, vetëm një person jetonte atje.

4.Villa Epecuen, Argjentine

Në jugperëndim të Buenos Aires gjendet fshati turistik Villa Epecuen I cili u krijua përgjatë brigjeve të liqenit Epecuen, me nivel kripe 10 herë më shumë se çdo oqean. Në vitin 1970, jetonin më shumë se 5000 banorë në këtë fshat. Por në vitin 1985, liqeni filloi të fryhej dhe një vëllim I madh uji përmbyti pjesën më të madhe të fshatit.

Plot 25 vite më vonë, pasi ujërat ishin ulur, askush nuk u kthye, përveç 81-vjeçarit Pablo Novak, si banor I vetëm I fshatit.



5.Tomioka , Japoni

Tomioka, një qytet brenda zonës së ndotur që rrethon centralin bërthamor të Fukushima, u shkatërrua nga një tsunami dhe një tërmet në mars të vitit 2011. Kjo fatkeqësi shkaktoi largimin e të gjithë banorëve.


Por ç’mund të themi për Naoto Matsumura, 54-vjeçarin, I cili iku nga zona së bashku me të gjithë banorët, por u kthye mjaft shpejt duke u kujdesur për kafshët e braktisura, varrezën lokale dhe tokat. Ai është banori I vetëm I qytetit dhe jeton pa ujë të rrjedhshëm apo energji elektrike. Ai e sheh qëndrimin aty si detyrë dhe mision për të kundërshtuar shkatërrimin.



6.Cass, Zelande e Re

65-vjeçari Barrie Drummond tregon se 25 vite më parë iu ofrua një punë në Cass, për të cilën nuk mendonte kurrë se do të zgjaste më shumë se dy vite. Por ja ku jemi 25 vite më vonë; banori I vetëm I Cass thotë se kurrë nuk ndihet I vetmuar apo I izoluar. Ai është përgjegjës për hekurudhën lidhëse midis Christchurch dhe Greymouth dhe nuk ka aspak plane për t’u larguar së shpejti.





Artikull i huazuar nga Revista Studentore Kampus



Comments

Popular Posts