Kush je ti që e bën këtë pyetje ?

Njerëzit sot, e kanë shumë të vështirë ta besojnë diçka që nuk e shohin. Jo vetëm sot, por gjithmonë. Shejtani i mallkuar i ngacmon njerëzit e të madhit Zot gjatë gjithë kohës, e duke ia bërë të vështirë besimin në diçka për të cilën nuk e kanë parë. 


E megjithatë, ne kemi shpirt, kemi mendje, e paçka se nuk i shohim, të gjithë jemi dëshmitarë që këto janë të vërteta të pa mohueshme nga askush e asgjë. 

Ka nga ata njerëz që vite e vite studime të hoxhallarëve e dijetarëve të mëdhenj të botës islame, e libra rradhazi njëri pas tjetrit duke i lexuar, duan t'i hedhin poshtë me një pyetje boshe  "Kush erdhi nga andej?" .



Ç'je ti të flasësh kështu ?  
Don të bësh ironi me fenë, por harron se po të tallin të gjithë, edhe kurrfarë pozite nuk ke !
Gjithë jetën pa asnje lloj statusi, gjithe jetën pa asnje lloj dinjiteti, gjithë jetën pa asnjë libër të hapur, edhe kërkon të bësh ironi me fenë duke pyetur "Kush erdhi nga atje?"

Kush je ti që shtron pyetjen ?

 Ti s'je kurrkushi , s'je askushi . Ti ke qënë asgjë, e Zoti të solli në ekzistencë.
Kush je ti që shtron pyetje boshe ?
Kush je ti që bën ironi ?
Ti s'je askushi në fakt !
Ti duhet ta marrësh më shtruar çështjen .
Një njeri i mençur e një njeri me edukatë, nuk shtron kështu pyetjesh por minimumi pyet se cilat janë argumentet për të besuar botën tjetër.


Por në vend të studiosh, të kaloi gjithë jeta, që kur ke qënë 15 vjeç adoleshent e deri sa të vdesesh, pa dëgjuar një ligjeratë, pa pyetur një teolog, pa lexuar një libër, me pyetjen boshe "Kush erdhi nga andej?" 
Pa i renditur njëherë argumentet nëse ka apo s'ka botë tjetër ,e zgjidhin njerëzit, një pjesë e vogël e tyre, me atë vogëlsinë e tyre me fjalinë "Kush erdhi prej andej?"
Kush je ti qe don të vijë dikush nga andej ? 

S'ke qenë i zoti me i vënë dy sytë e tu në ballë por ti vuri Zoti , se je askushi .
Mos te kishte vendosur Ai të vijë nga një pikë uji, ti as nuk do ekzistoje.

Vjen në jetë, Zoti të nderon, me mirësitë e Tij të mbulon, e ben si ironik.

Prandaj, vëllezer e motra, minimumi që duhet të bësh, është të pyesësh e të marrësh informacione rreth fesë, e pastaj të gjykosh nëse kjo është më e mira për ty apo jo .


Shkeputur nga ligjerata e hoxhe Elvis Naçi

© VeD 

Comments

Popular Posts