Mes Trishtimit E Gëzimit

Muaji Ramazan iku... 
filloi... u zhvillua... iku...

Nuk ka më syfyre, nuk ka më iftare, nuk ka më agjerim.
Ndoshta këto nuk kanë mbaruar sepse Zoti është gjithmonë aty, por mirësia e begatia
që gjenden brenda këtij muaji të jashtzakonshëm mbaruan.

Teravitë e para...
Ishim mësuar për një periudhë ku falnim jacinë e synetet e më pas u largonim nga xhamitë. 
Por tashmë Zoti solli muajin e Ramazanit edhe na begatoi me namazin e teravive. 
8 rekate , 12 rekate , 20 rekate, 40 rekate, 80 rekate.
Sado Zoti të na kërkonte të falnim, ne do t'i bënim.
Teravitë, namazi special i muajit të Ramazanit!


E mbani mend syfyrin e parë ?
Një emocion ndryshe ndjenit përbrenda... Muaji i Ramazanit ishte aty, e ty t'a bëri rrisk i Madhi Zot të ishe prej atyre që ishin gjallë e të mund të agjeronin. 
Bëtë syfyr me emrin e Zotit, më pas fjetët, falët sabahun e "jeta e re" në një mënyrë tjetër filloi apo rifilloi për ty.
Dita e parë, gjithmonë e vështirë.
Je mesuar me një regjim tjetër, e tani të duhet të mësohesh me një regjim tjetër për hir të të Madhit Zot e për askënd tjetër.
Diku nga ora 6 e mbasdites ndjen se trupi ka rënë në qetësi, por ke pak dhimbje koke, por nuk shqetësohesh aspak, sepse Zoti është me durimtarët.

Erdhi çasti i shumëpritur për një agjerues.
Iftari....
Nuk bëhet fjalë sepse gëzohet që do ushqehet, por ky agjerues, ndryshe nga njerzit e tjerë, kërkoi ndihmë nga shejtani i mallkuar edhe ja arriti të permbushë atë që Zoti i kërkoi. 
Tani ndihesh i lumtur,gati për të shkuar sërish në namaz.

Ditët kalojnë e ti tani je mësuar me këtë regjim, ndihesh kaq mirë, kaq i lumtur sa për një çast që zgjat në infinit do të dëshiroje që i gjithë viti të ishte Ramazan!

Por nuk është gjithmonë Ramazan, ashtu si çdo gjë tjetër, Ramazani ka një fillim, ka një zhvillim, ka edhe një fund.

Në këtë muaj shejtanët janë lidhur, e adhurimi ndaj Zotit e largimi ndaj veprave të këqija pothuajse nuk ndodh fare.
Agjeron çdo ditë, lexon Kur'an, dëgjon ligjerata, përkushtohesh ndaj fesë.
E pikërisht ky përkushtim ndaj fesë ku të bën të ndihesh kaq i lumtur të vret në shpirt duke e ditur se muajt e tjerë, nuk ta ofrojnë këtë kënaqësi.

Iftare të shtruar nga njerëz të tjerë, mblidheshe së bashku me shumë agjerues të tjerë e besimi të rritej duke e ditur që nuk je i vetëm në këtë rrugë. 

Përshkruan të njëjtën rrugë për në xhami, por tani nuk është më e njëjta ndjenjë. Tani ndihesh bosh.

Ramazani , ky muaj i mëshirës edhe i faljes së madhe .
Ramazani , ky muaj i begatisë e i dashurisë.
Ramazani , ky muaj që na e sjell i Madhi Zot kur besimi ynë është në gjëndje të vështirë.

Ramazani iku, ne ia dolëm të përmbushnim atë që Zoti na kërkoi, por tani jemi të trishtuar, sepse do të donim që kjo mirësi e ky muaj i jashtzakonshëm e i pakrahasueshëm me ndonjë muaj tjetër, të zgjaste më shumë.

Teravitë e fundit...
Pas iftarit të parafundit, nisesh për në xhami, je i trishtuar që tani, e ajo që do të ndodhë të nesërmen është akoma një e njohur e panjohur.
Teravitë.... rekatet e fundit.... të vjen ndërmend çdo moment i bukur që ke jetuar në këtë muaj, zemra po të qan, tani syri po pikon lot, ndihesh keq, jep selam, perfundoi.
Teravitë përfunduan.
E ne akoma mendojmë se 5 namaze në ditë janë shumë?
Teravitë përfunduan e ne akoma mendojmë se i kemi të sigurta teravitë e Ramazanit tjetër.
Gjithçka mbaroi për këtë muaj.
Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetullah
Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetullah
Fund.
Syfyri i fundit....
Çohesh, por nuk ke uri, nuk të bëhet asgjë, thjeshtë mendon që është syfyri i fundit. 
Përfundon atë pak ushqim, e shtrihesh duke menduar se sa shpejt ky muaj përfundoi. 
Dita është një ditë ku je i hutuar e nuk kupton çdo ndodhë më pas....
Vjen koha e iftarit, e ti sërish je i përhumbur, por kësaj rradhe edhe sytë të mbushen me lot.
Është iftari i fundit, e ti i lutesh të Madhit Zot për një agjerim të pranuar e të suksesshëm.

Mes trishtimit të ikjes së muajit të Ramazanit, tani jemi në një gëzim.

Festojmë Fitër-Bajramin!

Tani të duket sikur je kapur fort pas dy litarëve .
E tek këto dy litare, njëra është trishtimi i ikjes së muajit të Ramazanit e tjetra është festa e Bajramit!
Tentosh t'i mbash të dy, por nuk mundesh, trishtimi duhet të iki pasi në fe nuk ka vend për trishtim.
Mban fort litarin e gëzimit, Bajrami erdhi.

Bëhesh gati për të falur namazin e Bajramit .
Shkon herët në xhami e shikon avash avash që xhamia po tejmbushet. 
Gëzohesh, sepse është një ditë feste.

Pas faljes së namazit, takohesh me njerëzit, me një përqafim të sinqertë, me një lutje të sinqertë e me fjalë të mira i përcjell këta njerëz të dashur.

Largohesh për të uruar të dashurit në shtëpi, ha drekë me ta , e shkon kudo për të uruar.
Por gjatë ditës ti kupton që litari i trishtimit ka lënë shenjë tek dora.
Kupton që shejtanët u liruan, agjerim nuk ka më, teravi nuk ka më, e çdo gjë që ke përjetuar mori fund. Ramazani iku..

Lusim të Madhin Zot që të na e mundësojë takimin me këtë muaj edhe vitin qe vjen e të na bëjë prej muslimanëv/e të sinqertë.

Doja të ju uroja Gëzuar e për shumë vite festën e bukur të Fitër-Bajramit !
Zoti ju dhëntë begati, mirësi nga mirësitë e Tij të pafundme,e jua pranoftë çdo adhurim, apo vepër të mirë gjatë muajit të Ramazanit!

Me respektin me te madh per ju , Nedi

© VeD

Comments

Popular Posts