Allahu Teâlâ ekziston

Disa njerëz që nuk besuan në Allahun dhe ahiretin erdhën tek Imam Azam Ebu Hanife dhe e pyetën nëse kishte ndonjë krijues. Ai u përgjigj atyre si më poshtë :


"Sapo kam marrë një lajm u tha ; Një anije e ngarkuar me shumë lloje mallrash tregtare po lundronte në det pa kapiten dhe ekuipazh. Në këtë gjëndje kjo anije do të shkonte e të vinte në vendin e dëshiruar. Ajo kalonte dallgët e mëdha dhe mbijetonte. Ajo madje shkoi ku të donte, edhe pse askush nuk e dërgoi". Ata që e dëgjuan këtë thanë : 
"Këto nuk janë fjalë të një njeriu të mençur!" 




Pas kësaj Imam Azami r.a. u tha: 
"Atëherë, si mund të mos kenë krijues qiejt, toka dhe çdo gjë që ekziston, në të cilën ka shumë qenie?" 
Kjo përgjigje i ndihmoi ata të bëhen musliman e të kthehen tek e vërteta.

Imam Shafii  r.a. gjithashtu u tha atyre të cilët i kërkuan prova në lidhje me ekzistencën e një krijuesi : 
"Prova është kjo fletë manit. Krimbi i mëndafshit e ha dhe bën mëndafsh; bleta e ha dhe bën mjaltë; kafshët e hanë, bëjnë qumësht; dreri i miskut e ha, bën misk. Është e njëjta gjë që hanë të gjithë. Kjo është një provë e madhe e ekzistencës dhe fuqisë së Allahut"

Ahmed bin Hanbel r.a. u tha atyre që e pyetën për këtë çështje : "Këtu është një kështjellë e sheshtë, e patëmetë, shumë e fortë. Kjo kala nuk ka as derë e as dalje. Jashtë është një argjend me shkëlqim, pjesa e brendshme është si ari i pastër. Pas pak, muret e kësaj kështjelle plasin dhe del një kafshë që dëgjon, sheh dhe ka një formë dhe zë të bukur. Kështu që këtu ju shihni zogun që del nga veza! Kjo është një provë e shkëlqyeshme."

Duhet menduar se një farë bie në tokë si e tharë . Pastaj lagështia depërton në të dhe ajo farë çahet. Filizi fillon nga pjesa e plasaritur. Ky filiz shumë i dobët çan tokën e fortë dhe të lakuar dhe vjen mbi tokë. Degët, gjethet, lulet dhe frutat formohen prej tij. Ngjyra dhe madhësi të ndryshme të bimëve marrin jetë nga secila farë. Kjo është një nga provat më të mëdha të ekzistencës dhe unitetit të Krijuesit, i cili është në gjendje të bëjë gjithçka. 

© VeD

Artikull i huazuar nga shkrime letrare me bazë fetare.

Comments

Popular Posts