"overwhelming" – Një shpjegim psikologjik
Pse gjithçka që është e tepërt ose e përsëritur shpesh bëhet "overwhelming"?
Ka raste kur një vend që dikur e pëlqeje, një rutinë që të qetësonte, apo një kënaqësi e përditshme, papritur fillon të të duket e bezdisshme
, e mërzitshme, ose madje stresuese. Për shembull, të shkosh çdo ditë në të njëjtin bar mund të fillojë të ndjehet si barrë, edhe pse më parë ishte kënaqësi. Ky fenomen është i zakonshëm dhe i shpjeguar mirë nga psikologjia moderne dhe neuroshkenca.
1. Habituimi psikologjik (Psychological Habituation)
Truri i njeriut është i ndërtuar për të kërkuar stimuj të rinj. Kur diçka përsëritet shumë shpesh, ndjesia që na jep ajo gjë zbehet gradualisht – ky është procesi i habituimit. Është një mënyrë efikase e trurit për të ruajtur energjinë dhe për të mos u "lodhur" me informacion të panevojshëm.
Një shembull konkret mund të marrim kur në ditët e para që pi kafe në një bar të ri, truri regjistron ambientin, shijen, zërat, aromat edhe gjithçka është interesante. Por pas shumë përsëritjesh, truri nuk i kushton më vëmendje këtyre detajeve sepse i konsideron të njohura dhe të parëndësishme.
2. Hedonistic Adaptation (Adaptimi hedonik)
Ky është një koncept psikologjik që tregon se njerëzit kanë tendencën të kthehen në një nivel "neutral" lumturie, edhe pas ngjarjeve shumë pozitive. Në kontekstin e përditshmërisë, do të thotë se kënaqësitë e shpeshta nuk vazhdojnë të sjellin të njëjtin nivel gëzimi.
Pse ndodh? Sepse kënaqësia e përhershme humbet vlerën kur nuk ka më kontrast. Truri nuk përjeton më surprizën, pritjen apo shpërblimin që ndodh kur diçka është e rrallë ose speciale.
3. Mungesa e risisë (Lodhja nga rutina)
Njerëzit kanë nevojë për risi, përvoja të reja që stimulojnë mendjen dhe ndjesitë. Kur përditshmëria bëhet shumë e parashikueshme, truri mund të përjetojë monotoni, që shndërrohet në ndjenjën e "mërzitjes" ose ankth.
Prandaj, të shkosh çdo ditë në të njëjtin vend, të hash të njëjtën gjë, të bësh të njëjtin rrugëtim... e lodh trurin nga mungesa e risisë. Kjo ngarkesë perceptohet si "overwhelming", jo për shkak të kompleksitetit, por nga boshllëku emocional që lë pas.
4. Efekti i Dopaminës
Kur bëjmë diçka që na kënaq, truri lëshon dopaminë, një neurotransmetues që na bën të ndjehemi mirë. Por, me përsëritje të vazhdueshme, truri bëhet më pak i ndjeshëm ndaj të njëjtit nivel stimuli.
Si pasojë, nuk e përjeton më të njëjtën kënaqësi. Madje, ndonjëherë fillon të kërkojë më shumë ose diçka tjetër për të arritur të njëjtin nivel dopaminë, duke krijuar ndjesinë e pakënaqësisë dhe ngopjes me përvojën aktuale.
5. Psikologjia ekzistenciale dhe kërkimi për kuptim
Kur diçka bëhet rutinë, shpesh ajo humb kuptimin për ne. Njeriu ka nevojë të ndjejë që veprimet e tij kanë vlerë ose sjellin diçka të re në jetën e tij. Në mungesë të kësaj ndjesie, përvoja e përsëritur kthehet në një boshllëk emocional që mund të përjetohet si mërzi, ankth, ose lodhje e brendshme.
Për të shmangur këtë ndjesi, ndryshimi i disa detajeve të vogla mund të të ndihmojë, duke sjellë një rifreskim mendor edhe psikologjik. Shembujt konkret janë të marrësh një rrugë të re për të shkuar diku, apo në kafene të porosisësh diçka tjetër nga e zakonshmja, apo të provosh një restorant të ri ku nuk ke qenë më parë
Krijo cikle, jo linearitet: Mos e bëj çdo ditë të njëjtë. Alternimi i aktiviteteve ndihmon që rutina të mos lodhë.
Kur ndihesh i mërzitur nga diçka që dikur e doje, mos e gjyko veten. Është natyrale. Merr pak distancë dhe kthehu kur të ndjesh mungesën e saj.
Kultivo vëmendjen (mindfulness): Kur jemi të vetëdijshëm për momentin, e përjetojmë më thellë edhe një përvojë të zakonshme.
Pra, ndjesia që gjithçka e përsëritur të mërzit ose të mbingarkon nuk është dobësi personale por është reagim i natyrshëm psikologjik dhe neurologjik. Truri kërkon ekuilibër mes stabilitetit dhe risisë. Ndaj, ruajtja e balancës mes rutinës dhe eksperimentimit është çelësi për të pasur përvoja të qëndrueshme dhe emocione të freskëta.
© VeD
Comments
Post a Comment