Sanki Yedim Camii



Sanki Yedim Camii është ndërtuar nga Keçeci Hayreddin Efendi i cili jetonte në lagjen Fatih në Stamboll.




Ai dëshironte të ndërtonte një xhami mirëpo nuk i kishte mundësitë financiare. Sa herë që Keçeci Hajredin ecte në treg dhe dëshironte diçka për të ngrënë, ai thoshte: "Sikur të kisha ngrënë" dhe kursente koston e vaktit, frutave ose ëmbëlsirave në një kuti.















Ai vazhdoi të bënte të njëjtën gjë sa herë që dëshironte diçka, thoshte; "Sikur të kisha ngrënë". Pas disa vitesh, ai zbuloi se kishte mbledhur një shumë të mirë parash, e cila mjaftonte për të ndërtuar një xhami të vogël.




Dhe për shkak se njerëzit e dinin historinë e tij, ata filluan të thërrasin Xhaminë 'Sanki Yedim' që do të thotë 'Sikur të kisha ngrënë'





© VeD


Artikull i huazuar nga shkrime letrare me bazë fetare.

Comments