Urtësi nga Imam Shafiu (r..a.)

Nuk ka gëzim më të madh se të bisedosh me bashkëbesimtarët. 
Nuk ka pikëllim më të madh se ndarja prej tyre.

Një nga shenjat e një miku të vërtetë është; të bëhet mik i mikut tënd.

Mos tregoni ndonjë gabim në respektimin e të drejtës së mikut tuaj duku u mbështetur në sinqeritetin midis jush!

Ai që ju sjell fjalë juve, mbart fjalë edhe nga ju për tek të tjerët. 

Kush bën thashetheme para teje për tjetrin, gjithashtu bën thashetheme para tjetrit për ty.





Personi që të lavdëron për gjërat që nuk i ke kur i pëlqen, kur është i zemëruar, të ofendon me gjëra që nuk i ke.

Mos jini i sigurtë se diksuh që ju falenderon për diçka që nuk e keni bërë, do të iu fajësojë gjithashtu për diçka që nuk e keni bërë.

Kush e paralajmëron vëllain në fshehtësi, ai e ka këshilluar atë.
Kush paralajmëron hapur midis njerëzve do ta ketë turpëruar atë.

Nëse një person rregullon shpirtin e tij, edhe nëse e ka atë si gotë pra si brenda ashtu edhe jashtë, përsëri do të ketë njerëz që e kundërshtojnë atë.

Përulësia është morali i të mëdhenjve dhe arroganca është zakon i të pabesëve.

Mos fol fjalë të kota! Sepse nëse thua një fjalë, tashmë ajo fjalë të zotëron ty, e ti nuk mund ta zotërosh më atë.

Kushdo që është një rob besnik i Allahut do të shpëtohet. Ai që është i kujdesshëm në fenë e tij, gjen shpëtimin nga rënia në situata të ulëta. Ai që largohet nga bota do të jetë i lumtur me shpërblimin që do të marrë në praninë e Allahut në Ditën e Gjykimit.

Bëhuni të sinqertë në këtë botë, kërkoni ahiretin, jini besnikë ndaj Allahut në të gjitha punët tuaja dhe do të jeni me të shpëtuarit në Ditën e Gjykimit.

© VeD

Artikull i huazuar nga shkrime letrare me bazë fetare.

Comments

Popular Posts