Ndërgjegja e boshatisur...

Një xhemaat i tillë që nuk dihet kush është por t'a dini , Allahu i do ata, edhe ata e duan marrëzisht Allahun!
Kur'ani thotë të vërtetën...



Dhe unë t'ju pyes ju :
A nuk është e vërtetë kjo , për hir të Allahut ?

Nëse doni të shikoni vendin që keni ju tek Allahu , duhet të shikoni vendin që i keni ndarë ju Atij.
Nëse e doni Allahun , do të thotë se edhe Ai ju do!

Shikojini njëherë zemrat tuaja , dhe ndërkohë që ju shikoni zemrat tuaja , unë po u thërras veshëve tuaj.

Çfarë ndieni në zemrat tuaja ?

A keni aty dashuri për Allahun?





.....a mund t'a thoni me ndërgjegjet tuaja?!

Allah , vetëm Ty të dua

Vallahi nuk kërkoj asgjë tjetër
Unë Ty të dëshiroj

Ty të dua edhe sikur të më rrahin 
Ty të dua edhe sikur të më shajnë
Ty të dua edhe sikur të më marrin gjithçka
Pra, të thuash Ty të dua 
të digjesh me dëshirën e zjarrtë për bashkimin Hyjnor

Të kërkosh vetëm Allahun ,
Të duash vetëm Allahun!

Do të jepni gjithçka . Do të jepni ama do të fitoni

Ju nuk kërkuat familje , fëmijë...
...por ju kërkuat vetëm Atë!

Kur Ai jua dha këto mirësi , sikur edhe këto do jenë për llogari të Tij.

Dhe kështu të gjitha gjërat e përkohshme dhe të fundme do hyjnë në rradhët e të përjetësuarve

Sikur ndërkohë që jetoni në këtë botë, në vlerësimin e Zotit do jetë njëlloj sikur po jetoni me Të!

Rëndësi ka qëllimi

Rëndësi ka përpjekja
Rëndësi ka vendosmëria

Ai që gjen Allahun , ka gjetur gjithçka
Ai që e humb Atë , nuk gjen dot asgjë!

© VeD                                                           Shkëputur nga një ligjeratë nga xhamia blu

Comments

Popular Posts