Letra ime Pejgamberit (as)

 Pyeta veten; Po t'i shkruaja letër pejgamberit, çfarë do t'i kisha thënë ?

 

O pejgamberi im i dashur, kjo është letra ime më e dashur që e kam shkruar ndonjëherë, por sikur kam frikë nga lapsi im. 



Koha në të cilën jetoj unë, është shumë larg nga koha në të cilën ti jetove. Është shumë ndryshe nga koha jote. 

Një botë e shkencës dhe ndertësave të larta, por një botë plot luftra, trazira, pasiguri e padrejtësi. 
Botë e turbulluar në të cilën nuk mbetëm pa u zhytur edhe ne, umeti yt.

 


 

 

Pyes, vallë çfarë do thoje sikur të shihje sa shumë nga ymeti yt në vënd të Kuranit dëgjon muzikë, në vënd të hallallit pëlqen haramin, në vënd të xhamisë pëlqen rrugën, në vënd të mësimit pëlqen dembelizmin.

 

Një pjesë e njerëzve nuk falen, nuk agjerojnë, nuk lexojnë Kuranin, janë të hutuar pas epshit dhe parave, edhe pse i thonë vetes se janë muslimanë.

Filmat, këngëtarët, rrjetet sociale e lojrat janë diskutimet në klasë, në lagje dhe kudo. 

 

Secili vrapon për të na hutuar nga rruga e vërtetë që na e tregove ti, prandaj kisha frikë nga lapsi im, o i dërguari im i dashur. 


Por unë dua të takohem me ty në xhenet, prandaj, do të mbështetem në Allah, e do të qëndroj fort, sepse ti je mësuesi më i madh i njerëzimit.

 

Në këtë botë të çrregulluar, çfarë do të bëja unë pa udhëzimin tënd.

Si do t'a njihja unë Allahun tim ? 
Si do t'a njihja unë Kuranin tim ?

Si do t'a njihja unë fenë time?

Kjo letër të ngjitet lart që për hir të kësaj vepre, Allahu të më mëshirojë, të më udhëzojë dhe ditën e llogarisë, të mar dëftesën me sukses mes të dalluarve e ti, të krenohesh me mua, o pejgamberi im.

 

© VeD

Artikull i huazuar nga shkrime letrare me bazë fetare. Kliko këtu për të parë videon origjinale.

Comments

Popular Posts