Drejtësi, Dituri, E vërteta

Miq të dashur, u bë kohë pa shkruar, e po mos të kishte ndodhur diçka, me siguri që do të vazhdoja të mos shkruaja edhe për një kohë relativisht të gjatë.

Ju kërkoj ndjesë gjithsesi, pasi

duhet të shkruaj më shpesh e të jem më pranë jush, sepse shkrimi është një nga pasionet e mia.

Shkak për nisjen e këtij shkrimi janë intrigat që ndërtohen e thuren në një ambjent pune, ku ky grup pune është i mbushur me gjarpërinj.
Por, kjo nuk është vetëm në një ambjent pune e pranishme , kjo është në shoqëri, në fis, madje ka raste edhe brenda në familje. 


Fatkeqësisht, njerëzit mendojnë se i përkasin kësaj bote e se gjithmonë do të jenë këtu, që përkthehet, e mendojnë veten të pavdekshëm .
Por, ata vetëm sa gënjejnë veten, ata vetëm sa përpiqen të mashtrojnë njerëzit, e përfundojnë duke mashtruar veten .

E megjithatë, problemi është tek fenomeni e jo tek njeriu.
Prandaj, mos urreni as njerëzit që i nxisin, e as ata vetë, por urreni veprimin e këtij personi.


Këta njerëz, që në brendësinë e vet vendosin monedhën e interesin para gjithçkaje tjetër, do të vi një kohë kur ai lek do t'i shërbejë vetëm për të kryer pagesën e funeralit, për të kryer pagesën që po e nis për në botën tjetër.
Për hir të atij leku që zemrat e tyre janë errësuar totalisht, nuk do t'i vlejë më as për të marrë në botën tjetër qoftë edhe një palë çorape me të cilët ka mbuluar këmbët kur ka pasur ftohtë në këtë botë.




Këta njerëz, të mbuluar totalisht nga hutimi i kësaj bote, tentojnë herë pas here të na japin mend, duke na qortuar për fenë të cilës i permbahemi .






I Madhi Allah nuk e la fenë në dorën e njerëzve, sepse njerëzit për nga vetë natyra janë të mangët në dituri e në çdo gjë që e rrethon.

Por Ai, e përsosi këtë fe, e ia mësoi njerëzve të Tij!

Muslimani është i qartë, në atë që iu zbrit e në atë që duhet të bëjë. Muslimani kurrsesi nuk duhet ta lërë veten të tërhiqet poshtë nën skutat e injorancës së këtyre njerëzve . 


Por kjo nuk është diçka të cilën ata e bëjnë nga vetja e tyre. Kjo është diçka të cilët ata kopjojne perëndimin e perënduar, ku njerëzit që mashtrojnë të tjerët e intrigojnë të tjerët, komplimentohen për atë veprim . 
Të drejtit po akuzohen si të padrejtë nga të padrejtit.
Të diturit po quhen injorantë nga injorantët.
Të moralshmit po quhen të pamoralshëm nga të pamoralshmit...
...e askush nuk ka turp për këtë që po ndodh!


"Shpata" e muslimanit ndër vite është mprehur nga dy anë; nga drejtësia e nga dituria. Por bela e madhe që sot perëndimorët na kanë dhënë disa shpata të ndryshkura ku njëra anë simbolizon injorancën e tjetra padrejtësinë . 

Por, drejtësia, dituria, së bashku me të thënit gjithmonë të vërtetën, lidhen ngushtë me njera-tjetrën .
Nëse je i ditur por nuk je i drejtë, ke marrë rrugën për të gënjyer në emër të së shenjtës!
Nëse je i drejtë, por nuk je i ditur, do të gabosh në vendimmarrje !
Të thënit gjithmonë të vërtetën, mund të jetë e drejtë, por duhet të nderlidhet edhe me diturinë.


I Madhërishmi Allah, kërkon prej nesh të jemi të drejtë, të ditur, të themi të vërtetën e t'i duam njerëzit.
Në zemrën tonë nuk ka vend as për urrejtje e as për zili!
Në zemrën tonë nuk ka vend as për errësirën e injorancës, e as për hutimin për gjërat e kësaj dynjaje .


Por 
Në zemrën tonë mbizoteron dashuria e modestia 
Në zemrën tonë mbizoteron dituria e dashuria për Xhennet!

Duhet të tregohemi të kujdesshëm, të mos lejojmë njëri të na mashtrojë e të na nxisi për në injorancë!
Ajo që duhet të bëjmë është e qartë, Kur'ani erdhi i qartë për tu kuptuar e i mrekullueshëm për tu zbatuar . 

Muslimani i sinqertë, është ajo për çka ka nevojë shoqëria në këto nivele alarmante që ka mbërritur !
Ajo, për çka kemi nevojë, është dashuria mes njeri-tjetrit e mirëkuptimi si edhe bashkpunimi.

© VeD

Comments

Popular Posts