Rinia dhe religjioni

Të flasësh për këtë temë është një çështje delikate pasi rinia mendon se ata më të mëdhenjtë nuk i kuptojnë dot !
Por ne fakt, edhe ata kanë qenë të rinj dikur edhe kuptojnë shumë më mirë nga sa mendoni ju !
Koha ecën, por njeriu në qënien e tij është i njejtë !







Ka po të njejtat probleme në vegjëli, të njejtat probleme në rini e të njejtat probleme në të qenurit adult !

Kur je i vogel të pëlqen të luash me lojëra të vogla, me ndonjë top futbolli, me shokët duke vrapuar apo duke luajtur me peta .
Te vegjëlit duan të luajne akoma më shume se ç'është e lejuar për ta nga prindërit, e mendojnë se prindërit nuk i kuptojnë !
E njëjta gjë ndodh me rininë, e cila rebelohet e i duket sikur askush nuk i kupton e askush nuk mund t'i ndihmojë!





Faktikisht , ju kuptojmë shumë mirë rini !

Ju kuptojmë shumë mirë kur rrëmbeheni pas pasionit, pas diçkaje të kotë momentale !
Ne ju kuptojmë edhe kur qani e qeshni, e kur bëni sikur qani e sikur qeshni .
Kemi qenë aty para jush, e dijmë shumë mirë si ndiheni !

Ç'lidhje ka kjo me temën ?

 Për momentin preka temën perciptazi.
Por ta mendosh thellë, në rast se mendon se "duhet të bëjmë gjërat që duam sepse kjo moshë nuk kthehet më" , keni shume të drejtë !
Ajo moshë, njëjtë si një person kur vdes, nuk kthehet më !
 

Dy jane ditët më të rëndesishme të jetës, dita kur lind e dita kur kupton përse!
  
Për fat të keq shumica e rinisë akoma nuk e ka gjetur ditën e dytë më të rëndesishme të jetës!
Sepse, në rast se do ta kishit kuptuar, do të kishim një shoqëri më të mirë, e nuk do të vuanim në këtë gjëndje!
Shumica prej jush thoni se jeni mirë e se nuk keni nevojë për këshilla, por thellë-thellë ndiheni të dëshpëruar e duket sikur asgjë nuk mund të iu nxjerrë nga ajo situatë!

Rini , kthehu tek i Madhi Zot!

 Kjo thirrje "e dëshpëruar" të çon tek një perfundim i lumtur !
Feja e të Madhit Zot, nuk është aspak e vështirë, madje shumë më e thjeshtë nga sa mund ta mendoni .
Ai është që i fal të gjithë gjynahet e iu bën të jetoni një jetë të mrekullueshme!
Flas me superlativa, pasi kur të vendosni të Madhin Zot të parin në prioritet tuaja, çdo gjë tjetër, do të jetë e mrekullueshme!
Kjo thirrje ku në plan të parë duket si një thirrje e dëshpëruar , vjen nga një zemër e mbushur plot dashuri për çdo njeri !
Në momentin që njeh të Madhin Zot ,e përse je në këtë botë , në momentin ku kupton se kjo botë është ajo çka ti po korr për të mbjellur në botën tjetër, atëherë ti ke kuptuar ditën e dytë më të rëndësishme në jetë!
Kjo thirrje, në fund të fundit nuk është aspak një thirrje e dëshpëruar, është një thirrje e lumtur, një thirrje plot ndjenja e plot dashamiresi!
Më qan zemra kur shikoj njerëz që vuajnë sepse nuk gjetën një mik të mirë, nuk gjetën një shok të mirë e nuk gjetën një mbështetje. Kjo, sepse rinia rendet pas epsheve e pasionit , duke harruar se kush është! Rinia nuk duhet kurrsesi të mbytet nga dallgët e detit, por duhet të di si të notojë !

I ri kam qenë edhe unë, si ju , në vështirësi, mendoja se nuk kishte rrugëdalje ajo situatë, por u ktheva me lot ne sy tek i Madhi Zot, e Ai më pa me mirësitë e Tij të pafundme, e arrita të notoj në dallgët më të vështira e fortunat më të egra !
Arrita, sepse nuk ekziston asnjë mënyrë tjetër, kur ke besim të patundur edhe e din shume mirë që i Madhi Zot do të të nxjerrë nga situata!

Arrita të mposht frikën, të mposht pasigurinë, të mposht çdo ves të keq, sepse Zoti ishte gjithmone para meje per të më hequr këtë frikë apo pasiguri !
Falju Zotit të Madhërueshem, sepse dita do të kalojë, java do të kalojë, viti do të kalojë e pa kuptuar vjen nje moment ku do të dëshiroje të ishe sërish i ri .

Një i ri i mirë duhet të besojë për të ecur gjurmëve të një plaku të virtytshëm e të ditur

Një i ri i mirë, duhet të ketë virtytet e mençurinë e nje plaku.



 © VeD

Comments

Popular Posts