Jam musliman, jo diçka e çuditshme!

Shpeshherë rastisim me njerëz ku nëse nuk je i njejtë me ta, të shohin si diçka të çuditshme e jo familjare ajo që ti
po bën apo pëlqen!
Të flasësh për këtë gjë duhet të kesh studiuar psikologji e fusha të tjera të kësaj natyre por ajo qe do të them është vetëm një mendim personal, se si i shoh gjërat, me ate pak dituri që Zoti më ka dhënë!

Per shembull, nëse dikujt i pëlqen të mbajë qen apo mace brënda në shtëpi, ai në idenë e tij nuk po bën asgjë të këqe, thjeshtë po kujdeset për një qen apo mace, por një person tjetër që nuk e pëlqen këtë do të vijë e do thotë "shikoje filanin, ndan shtëpinë e tij me kafshë, sa e çuditshme, une nuk do ta bëja dot kurrë" .

Nëse dikujt i pëlqejnë pikturat, ai përsëri do të shikojë art në atë gjë, por një personi tjetër te cilit nuk e lidh asgjë me pikturën, do të thotë "s'e kuptoj, çfarë i pëlqen pikturës kur është thuajse si foto" .
Këto janë shembuj, për të marrë mesazhin që dua të përcjell!

Njeriu, mund të tërhiqet nga gjëra të ndryshme, nga të mira të ndryshme ku askush perveç tij nuk arrin t'i dallojë!
Dikush pëlqen të bëhet doktor, dikush pëlqen të bëhet mësues, dikush pëlqen të bëhet aviator, dikush piktor e dikush hoxhë!

Për aq kohë sa dikush po bën atë që do, e po bën diçka të mirë, çdo fjalë negative nuk do ta ndihmonte aspak, por veçse të ia merrte frymën me gjëra qe ai nuk do të donte t'i degjonte!

Albert Einstein thotë : Gjithësecili është gjeni, por nëse e gjykon një elefant nga aftësia e tij për të ngjitur në një pemë, do ta kalojë jetën duke menduar se është i paaftë!

Këto që thashë pak me lart janë profesione, e megjithatë në thelb ka të bëjë me këtë që do të them më poshtë !


Unë jam musliman, por nuk jam qënie e çuditshme!


I falem të Madhit Zot, agjeroj për të Madhin Zot, jap zekatin për të Madhin Zot, bëj kurban për të Madhin Zot, kërkoj ndihmë tek i Madhi Zot, e i lutem vetëm të Madhit Zot!
Por, kjo nuk më bën të çuditshëm aspak, madje, më bën më vizionar e më të mirë, çdo ditë e më shumë...

I bëj të gjitha ato gjëra që i Madhi Zot më ka kërkuar të bëj, por përsëri nuk janë të mjaftueshme për ta falenderuar Atë mjaftueshem, e megjithatë, nuk është kjo e vetmja gjë që di të bëj!
 

Di të merem me sporte, di të argumentoj, di te bisedoj, di të përshtatem në nivelin e bisedës që po bëni, di te vishem mirë, di të lexoj libra, di të shkruaj artikuj, di të bej punë, di të hartoj projekte. Falë asaj pak diturie që më ka dhënë i Madhi Zot, di të bëj gjëra, sikur edhe të gjithë njerëzit!
 

Madje, feja jonë e dashur na meson të dhurojmë dashuri pa kushte, të ndihmojmë pa pritur asgjë, të jemi aty për njerëzit në nevojë, të jemi vizionar, të jemi të sjellshëm e të edukuar, të jemi të sinqertë e të dashur . 

Te jesh musliman , nuk do te thote te jesh arab , turk apo te ndonje nacionaliteti tjeter .
Te jesh musliman, do të thotë ta duash Zotin e t'i zbatosh ato qe të ka urdhëruar Ai !
Feja nuk ka ardhur për nje rracë të caktuar njerëzish, por është mëshirë për të gjithë kombet!
Unë jam shqiptar e jam musliman !

Mos më shikoni aspak si të çuditshëm pse i bindem Zotit tim, por përkundrazi, eja me mua, e të dy sëbashku, të shpresojmë tek meshira e falja e të Madhit Zot!

Zoti ju nderoftë e ju dhëntë mirësi nga mirësitë e Tij të pafundme!


 © VeD

Comments

Popular Posts