Vajza , edukimi i shoqerise

Eduko nje mashkull , ke edukuar nje mashkull ; Eduko nje femer , ke edukuar nje shoqeri

Por , sa e kane kuptuar sot kete ?
Duke u nisur nga ajo cka historia ka pare , e ajo qe sot shikojme do ta them me plot bindjen qe ka ardhur koha te ndezim sirenat e alarmit. 
Nuk po them aspak qe dikur njerezit kane qene engjej e se nuk benin asnje gjynah , apo asnje te keqe , por morali e virtyti njehere e nje kohe , ka pasur tjeter kuptim . 

Duke u nisur edhe nga thenia ne fillim te shkrimit , femra ka nje pergjegjesi shume here me te madhe se mashkulli. Nuk ka te beje me te mbrojturit njeren pale , e te ngarkojme palen tjeter me detyrime .
Te gjithe jane te barabarte , e te dy kane te drejtat e tyre , por nuk jane te barabarte ne fuksionet qe kryejne e ketu ndodh keqkuptimi i madh. 





Zemra e truri , te dy jane esencial per ekzistencen tone , te dy i sherbejne trupit ne menyren me te drejte , por nuk jane njelloj ne fuksionin e tyre . Nuk mund ti kerkosh trurit te beje rolin e zemres , e zemres te luaje rolin e trurit sepse ata nuk do te dilnin dot kurre nga natyra e ajo per cka jane krijuar , por te dy mund te ndertojne nje fizik te shendetshem.

Mashkulli ka detyrimet e tij ne familje , e femra te sajat , e te dy jane te barabarte me njeri-tjetrin e nuk i bejne padrejtesi njeri-tjetrit. Kjo eshte ajo qe i Madhi Zot na ka mesuar ! 
E njejta gje ndodh edhe me rastin e femres , ku femra termin "ku jane te drejtat e femres??" i marin me te drejtat e te qenurit nje e perdale , ketu nuk ka me drejtesi e barazi , por dy pole qe vetem shtyhen e nuk do te arrijne kurre ne +- e kerkuar.

Femra , eshte nje vajze e mire , nje moter e mire , nje bashkeshorte e mire e nje nene e mire . Por nuk eshte aq e thjeshte sa duket .
Shoqeria e sotme , e humbur totalisht ne injorance , kerkon te binde kete vajze te mire qe morali e edukata e mire jane per njerez te prapambetur e se duhet me qene e civilizuar duke abuzuar me te drejtat etike.
Abuzimi me te drejtat etike e morale , shpesh quhet e drejta e lirise. 


Vajza e edukuar , eshte nje percjelles i mirefillte i nje edukimi te nje shoqerie te caktuar .
Nje vajze e moralshme edhe e mire formuar , eshte nje princeshe ne shoqerine e rrethin ku jeton , e si e tille ndihmon qe te rritet nje brez princeshash e princash.

E ku ka me bukur se te jesh i respektuar nga njerezit ?
E ku ka me bukur te ecesh rrugeve krenar per ate qe je ?
E ku ka me bukur te flasesh bukur e njerezit te kene kenaqesi te te degjojne ?

E ku ka me bukur te ndihesh nje rregullatore e shoqerise ?
E ku ka me bukur te kenaqesh Ate qe te Krijoi ?
E ku ka me bukur te fitosh xhennetin , duke qene njeri?

Moter e nderuar , shpresat i kemi tek ty...

© VeD

Comments

Popular Posts