Kush jemi ne?

Ne jemi gjenerata që nuk dëshiron të krijojë marrëdhënie me të tjerët. Ne duam një filxhan me çaj për
ta publikuar në rrjete sociale gjatë mëngjeseve të fundjavës. 

Ne duam një palë këpucë të dyta që të shoqërojnë këmbët tona në fotot artistike që bëjmë. Kërkojmë të bëjmë atë postimin e veçantë në rrjetet sociale që ta bëjë më të dallueshëm dhe te bjere ne sy nga të tjerët.

Por ne jemi gjenerata që e jeton jeten duke menduar se marrëdhëniet njerëzore dhe gjithcka mund të perkufizohet vetem me aq sa thuhet nëpër rrjetet sociale.



Ne shpenzojmë më shumë kohë në profilet tona në rrjetet sociale, se sa në personalitetin tonë.
Flasim shume pak me njeri-tjetrin,  pasi jemi te zene duke folur per njeri-tjetrin. E ndertojme jeten ne forme shtirjeje duke iu drejtuar njeri-tjetrit me fjale te ëmbla e lëvdata të kota duke menduar se ashtu do të fitojmë lidhje të fortë me të tjerët.

Ajo që fitojmë ne te vertete, është vetmia. Vetmia e shpirtit...E ndersa e sheh veten te rrethuar nga njerezit qe vazhdimisht i dhurojne njeri-tjetrit buzeqeshje te shtirura dhe gjithmone e fshehin fytyren e tyre te vertete pas nje maske te zbukuruar, kuptojme se si eshte ne te vertete bota ne te cilen po jetojme...

Nga njera ane na pëlqejnë premtimet e bukura pa veprat që dëshmojnë përmbushjen e tyre. Por ne duam që personi pranë nesh të jetë po aq perfekt sa një aplikacion perfekt që shkarkojmë në celularët tanë. Nëse nuk i përmbush parimet e perfeksionit, ne mund ta fshijmë atë aplikacion, sepse nuk na nevojitet më. Shoqeria jone cdo dite e me shume po kthehet ne nje bote te interesit. Per sa kohe ka interes, gjithcka shkon per bukuri e qe ne castin e pare qe preket interesi zgjedhja me e mire eshte distancimi.

Gjërat që ne i duam me gjithë shpirt, gjërat që vërtet kanë vlerë, gjërat që do të na përmbushnin, të gjitha kërkojnë durim, punë dhe  energji. Ne të gjithë duam te gjejmë dikë që na bën të lumtur, ndërkohë që ajo që duhet të bëjmë, është të jemi dikush qe arrin te vizatoje buzeqeshje ne fytyren e tij dhe njerezve perreth tij..

E teksa ulemi e diskutojmë me njeri-tjetrin se si duhet të sillemi, duhet te dime se as vetë ne nuk e kuptojmë lojën në të cilën jemi përfshirë të gjithë fale ndryshimeve te medha qe ndodhin dita dites, sot.

Kjo shoqeri ne te cilen jetojme ne te vertete nuk eshte gje tjeter vecse nje pasqyre e eger mashtruese me buzeqeshje te shtire…

© VeD Artiona

Comments

Popular Posts