Gabimtarët

Shpesh herë e gjejmë veten në një situatë ku nuk do donim të ishim.
Shpesh herë mendojmë se nuk e meritojmë këtë që po na ndodh!

Shpesh herë na duket sikur e ashtuquajtura 'karma' po bën efektin e saj!
Shpesh herë ajo që na duhet është falja!


Të gjithë ne, në një situatë të caktuar, jemi perballur me vështirësitë e kësaj dynjaje, jemi përpjekur shumë të gjejmë një pikë kthese mes një rruge të drejtë, e pa mundur nuk kemi arritur dot ta kthejmë situatën sado kemi tentuar!

Sa e sa herë i kemi thënë vetes apo te afërmëve se pse mua kjo situatë e vështirë ?
Pse po më ndodhin këto të këqija?
Çfarë kam bërë për ta merituar këtë?
Pse unë?

E nga ana tjetër, teksa bëjmë këto pyetje, nuk arrijmë të gjejmë dot përgjigje .
Ose, ndoshta, përgjigje mund t'i japin disa, por me një emërtim të çuditshëm.
E quajnë 'karma' !



Vlla e motër të begatoftë i Madhi Allah, e keqja vjen vetëm si pasojë e veprave tona!
E ke bërë ndonjëherë këtë pyetje?
E ke analizuar ndonjëherë këtë situatë?

Mendoj se jo!

Të gjithë ne, padiskutim të gjithë ne, jemi gabimtarë tek i Madhi Zot!

Të gjithë bëjmë gjynahe çdo sekondë e prandaj nuk të lind ty e drejta kurrsesi t'i thuash dikujt tjetër "o gjyanhqar, ti s'meriton me u fal" e shprehje të tilla të ulta që nuk i shkojnë për shtat aspak një muslimani/e !

Por kjo, nuk duhet të shërbejë si pesimizëm, por si optimizëm, pasi i Madhi Allah e do shumë njeriun që i kërkon falje!

Ajo çka ne na ndodh në jetën e përditshme, fatkeqësitë, "tersllëku", trishtimi pa kuptim, e nervozizmi, janë të gjitha si pasojë e gjynaheve e largimit nga i Madhi Allah !

Nuk ka 'karma', nuk ka 'pse mua', nuk ka 'obobo'. Nuk ka asgjë nga këto!

Të gjithë ne, jemi gabimtarë, por më i miri është ai që i kërkon falje Allahut fuqiplotë për gjynahet e tij!

Kur fillon edhe e pranon gabimin tënd, është fillimi i një jete më të mirë!

Ajo për çka kemi nevojë në këtë jetë e në këtë botë, është pak qetësi shpirtërore, mirëpo, shejtani i mallkuar me anë të gjynaheve dëshiron të të pengojë ty nga kënaqësia e të Madhit Zot!
Mirëpo, Zoti Ynë është më mëshirues se sa ti mendon!
E di shumë mirë që do bësh gjynah e përsëri porta e Tij e faljes është kaq e madhe!

Nëse je besimtar i sinqertë edhe e ndjen thellë në shpirt gabimin që ke bërë, pasi pendohesh e i kërkon falje të Madhit Zot, ai gabim nuk shënohet më!
E përsërite gabimin, kurrë mos u ligështo, e të mendosh që s'je për këtë fe për shkak të këtij gabimi, por kthehu me pendim tek i Madhi Allah, e kërko sërish faljen e Tij pasi mëshira e Tij i tejkalon çdo mendim !

Pra, ajo që na vjen në këtë botë, nuk është asgjë tjetër, veçse veprat tona që bëjmë pa i kushtuar vëmendje.
E pa i vënë re të këqijat që bëjmë, zemrat ligështohen, gjynahet riprodhohen, fatkeqësitë shtohen ,e pastaj rikthehemi tek pyetja e nxënësve të kopshtit "pse mua?"

Prandaj vëllezër e motra që po lexoni këtë, duhet me patjetër ta pastrojmë zemrën tonë nga zilia, inati, urrejtja e keqedashësia, për t'i hapur rrugë dashurisë, mirësisë, tolerancës, mirëkuptimin e gjërave pozitive të kësaj dynjaje!
Në dasht i Madhi Zot, vetëm në këtë mënyrë arrihet të fitohet kjo botë e bota tjeter!
Kërkoni falje tek i Madhi Zot, se Ai është Falës e Mëshirues i Madh!

© VeD

Comments

Popular Posts