Padashur në rol

Është e çuditshme se si gënjeshtrat e bukura na pëlqejnë më shumë se të vërtetat e hidhura!

Po të hedhësh një sy përreth

, do ta shikosh që kemi të bëjmë me një vënie në skenë e shumë prej njerëzve që na rrethojnë!
Çdo gjë ka humbur vlerën e saj, saqë na bën të vëmë në dyshim edhe ekzistencën tonë !

Kush jam unë? 
Përpiqem të shmangem nga ky realitet që ka pushtuar çdo hapësire të tokës .
Të jesh i vërtetë është thuajse e pamundur , pasi edhe nëse je , do të shikohesh nga të tjerët si njeri i çuditshëm.


Në shoqërinë tonë, është e vështirë të gjesh njerëz të cilit mund t'i besosh . 
Kjo ndodh pasi parimi e morali i lartë i njerëzillëkut ka humbur edhe është shndërruar në një instikt të panjohur .
Mashtrimet , intrigat , urrejtja janë bërë pjesë e pandashme e njerëzve , që dashur pa dashur e kane helmuar zemrën e tyre.


Pra, duke vepruar secili nga ne në një mënyrë jo të drejtë e aspak humane , shoqeria jonë fundoset (siç është fundosur)
Më vonë pyetja më e drejtë për tu bërë do të ishte :
Kush jemi ne?


Njeriu ka privilegjin e të menduarit por në shumicën e rasteve e përdor këtë inteligjencë për gjera të keqija e aspak në mirësi të shoqërisë!

Duket sikur gjithsecili ka hyrë në rol.
Duket sikur jemi në një film pa regjisor e pa skenar!
Njerëzit shtiren , mashtrojnë e mashtrohen në një mënyre të cilën e pranojnë si një fatalitet , e jo si diçka që ka ndodhur por duhet të ndryshohet!

Flasin aty ku nuk duan të flasin 

Qeshin aty ku nuk duan të qeshin
Qajne aty ku nuk duan të qajnë 
Bëjnë sikur po të bëjnë mirë , por e vërteta është se duan të të dëmtojnë
Bëjnë sikur po të ndihmojnë, por e vërteta është se po bëjnë çmos që të të ulin sa më poshtë

Përdorin rrjete sociale , jo për ndonjë kënaqësi apo përfitim real , por thjeshtë për të pasur më shumë vëmendje se dikush tjetër që është më i mirë se ta!
Të mbushin me elozhe e fjalë nga më të bukurat , por menjëherë pasi t'i kthen shpinën këto fjalë kthehen në një mori ofendimesh e urrejtjeje.
Gënjeshtrat duken aq reale sa edhe ai vetë që po gënjen i beson si të vërteta!

Sot, ky njeri përgëzohet sepse është kaq i zgjuar sa i mashtron e është futur kaq mirë në rol .
Këtu është shoqëria jonë, e fundosur në llumin e aktrimit!

Por, mbetet një pjesë , e atyre njerëzve që po bëjnë akoma "rezistencë" , e që po përpiqen për nxjerrjen e shoqërisë nga ky llum i zi që nuk na le të jemi njerëz.
Një nga kurat më të mira , është leximi i sa më shumë librave të jetë e mundur . 

Ta sjellim jetën e librit, në jetën tonë

© VeD

Comments

Popular Posts