Muaji i Ramazanit po troket...

Shume pak dite na ndajne nga muaji i Madherishem i Ramazanit . Ditet kalojne , muajt ikin , e ja ku jemi serish
me kete mik te madh.
Duket sikur te ishte dje kur ngriheshim per syfyr e hapnim iftar te gjithe se bashku , nen ate sofer te mbushur me begati e miresi .
Duket sikur te ishte dje kur xhamite mbusheshin nga turmat e besimtareve qe falnin taravite apo namazin e nates .
Duket sikur ishte dje , kur ndjenim dhembshuri ne zemrat tona.


E ja ku jemi serish , pak dite larg asaj se djeshmes , qe cdo vit eshte ndryshe e akoma me i bukur.
Muaj i Ramazanit po troket... por a je gati t'i hapesh deren?

Deren e dashurise , deren e miresise , deren e dhembshurise , deren e kuptimit te plote te Zotit ...

Sigurisht qe , per te hapur keto dyer , duhet te mbyllim fillimisht dyert e zilise , inatit , urrejtjes , egoizmit , mendjemadhesise .
Ti leme pas te gjitha keto , qe kete muaj ta shijojme ne menyren me te mire te mundshme. 

Ne kete muaj shejtanet lidhen , e miresia e te Plotfuqishmit Allah zbret mbi agjeruesit.

E kur meshira e te Allahut zbret mbi ne , si mundesh ti mos ti hapesh portat e meshires ketij muaji?
Kur shejtanet lidhen , si mundesh ti te vazhdosh akoma me zili e urrejtje ? 

Jo , nuk mundesh . 

Ramazani eshte muaji i pastrimit shpirteror e fizik .

Ne Xhennet ndodhet nje porte e cila do te futen vetem agjeruesit





Te flasesh per muajin e agjerimit , fillimisht te duhet nje shkollim i mire fetar , por ne kete artikull do te permbledh shkurtimisht disa dobi te agjerimit .

 Fillimisht , ndahet nijeti i agjerimit .
Pra, per ke po agjeron?


Nese agjeron sepse te pelqen atmosfera , apo se agjeron nje shoku im e po agjeroj edhe une , apo sepse dua te humb peshe , e gjera te kesaj natyre , je plotesisht gabim.

Nijeti behet vetem per te Madhin Allah. Ne agjerojme (pervec dobive shendetesore) sepse i Madhi Zot na e ka bere obligim . Kur'an (2;183)

 “O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim ashtu siç u qe bërë obligim atyre që ishin para jush ashtu që të bëheni të devotshëm.”

Pra , i Madhi Allah , deshiron me te miren per ne . Devotshmeria arrihet ne momentin kur dashuria rritet , e gjate ketij muaji njeriu ndjen ne zemer dhembshuri  per krijesat e Krijuesit.

Muslimanet nuk agjerojne vetem sepse sjell dobi shendetesore , por sepse eshte urdher i prere i Krijuesit te Gjithesise. Por agjerimi , nuk eshte vetem lenia e ushqimit e pijes , por eshte agjerim total i cdo gjymtyre . Veshet nuk duhet te degjojne gjera jo te hijshme , syte duhet te shmangin ate qe te demton , goja duhet te flase vetem fjale te mira e te bukura .
Ndryshe , Zoti nuk ka nevoje qe ti te heqesh dore nga ushqimi e pija.

Agjerimi eshte sistem i plote , e nuk eshte dicka e pjesshme. 

Do permend vetem 10 nga dobite e Agjerimit ne aspektin shendetesor :

1. Agjërimi rritë detoksifikimin



Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë aditiv. Këta aditivë bëhen toksina në trup. Disa nga to nxisin prodhimin e produkteve të avancuara përfundimtare të sheqerosura (Advanced Glycation End Products (AGEs). Shumica e këtyre toksinave depozitohen në yndyra. Yndyra digjet gjatë agjërimit, veçanërisht kur prolongohet. Dhe toksinat pra lirohen. Mëlçia, veshkat si dhe organet e tjera janë të përfshira nga detoksifikimi.


2. Agjërimi pushon sistemin e tretjes



Gjatë agjërimit, organet digjestive pushojnë. Funksioni normal fiziologjik vazhdon sidomos në prodhimin e sekrecioneve digjestive, por në shkallë të reduktuar. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup. Zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme. Lirimi i energjisë po ashtu ndjekë një model gradual. Agjërimi, megjithatë nuk ndalon prodhimin e acideve në stomak. Kjo është arsyeja përse pacientët me sëmundjen e ulçerës peptike këshillohen që të agjërojnë me kujdes. Disa ekspert mendojnë që ata nuk duhet të agjërojnë fare.

3. Agjërimi zgjidh problemet inflamatore


Disa studime tregojnë që agjërimi nxitë shërimin e sëmundjeve inflamatore/ndezjes dhe alergjive. Shembuj të këtyre sëmundjeve inflamatore janë artriti reumatoid, artriti dhe sëmundjet e lëkurës si psoriasi. Disa ekspert pohojnë që agjërimi mund të nxisë shërimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve siç është koliti ulceroz.

4. Agjërimi ulë sheqerin në gjak


Agjërimi rritë zbërthimin e glukozës në mënyrë që trupi të marrë energji. Redukton prodhimin e insulinës. Kjo e pushon pankreasin. Glukagoni prodhohet për të mbështetur zbërthimin e glukozës. Rezultati i agjërimit është reduktimi i sheqerit në gjak.

5. Agjërimi rritë zbërthimin e yndyrës

Përgjigjja e parë e trupit ndaj agjërimit është zbërthimi i glukozës. Kur depoja e glukozës është e lodhur, fillon ajo që quhet ketosis. Kjo është zbërthimi i yndyrave për të liruar energji. Yndyrat e depozituara në veshka dhe muskuj zbërthehen për të liruar energji.

6. Agjërimi përmirëson shtypjen e lartë të gjakut

Agjërimi është një nga metodat pa ilaçe për të reduktuar shtypjen e gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës. Arteroskleroza është bllokimi i arterieve nga pjesët e yndyrës. Gjatë agjërimit, glukoza dhe më vonë edhe depozitat e yndyrës përdoren për të prodhuar energji. Shkalla e metabolizmit ulet gjatë agjërimit. Hormonet si adrenalina dhe noradrenalina gjithashtu zvogëlohen. Kjo e mban metabolizmin të qëndrueshëm dhe brenda limiteve. Dobia e kësaj është ulja e presionit të gjakut.

7. Agjërimi nxitë humbjen e peshës

Agjërimi nxitë humbjen e shpejtë të peshës. Redukton sasitë e deponuara të yndyrës në trup. Megjithatë, agjërimi nuk është strategji e mirë për humbjen e peshës. Reduktimi i yndyrës dhe konsumimit të sheqerit, dhe rritja e konsumimit të frutave janë masa më të mira për të arritur uljen e peshës.

8. Agjërimi nxitë dietë të shëndetshme

Është vërejtur se agjërimi ulë dëshirën për ushqime të përpunuara. E nxitë dëshirën për ushqime natyrale sidomos ujin dhe frutat. Kjo është një mënyrë se si agjërimi nxitë një stil jete të shëndetshme.

9. Agjërimi rrit imunitetin

Kur një individ është në dietë të balancuar në mes të dy agjërimeve, kjo mund të rrisë imunitetin. Eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave të yndyrës gjithashtu ndihmojnë trupin. Kur një njeri përdorë fruta për ta prishur agjërimin, ato rrisin sasinë e vitaminave dhe mineraleve esenciale në trup. Vitaminat A dhe E janë antioksidant të mirë që janë prezent në fruta. Ato ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

10. Agjërimi mund të ndihmojë në tejkalimin e varësive


Disa autor tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë vartësit të ulin dëshirën e tyre për nikotinë, alkohol, kofeinë dhe substanca të tjera abuzive. Edhe pse ka një mori gjërash të tjera që kërkohen për të zgjidhur problemin e varësive, agjërimi mund të luaj një rol. 

Materiali me lart eshte marre nga Telegrafi 

Ndiqni kete video per me teper






Cfare e prish agjerimin : 

1. Ngrënia dhe pirja me qëllim – mirëpo poqëse vepron një gjë të tillë me haresë apo i imponohet me forcë, një gjë e tillë në këtë rast nuk e bën kaza. Duke u argumentuar me fjalën e të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Kush ha apo pi duke agjëruar me haresë, le ta plotëson agjërimin e tij sepse Allahu e ka gostitur me atë ushqim dhe pije.”[1]

2. Kush ha, pi ose bënë marëdhënie intime me gruan e tij – duke menduar se dielli ka perënduar, pastaj  bëhet e qartë e kundërta se akoma është ditë.

3. Çfarë hyn në fyt –  qoftë ajo që kalon përmes gojës, hundës gjatë abdestit me vetëdije se është i agjërueshëm edhe në qoftë se arihet përmes ndonjë ushqimi tjetër i cili depërton në fyt. Këtu hyn edhe inekcionet ushqyese të cilat ushqejnë trupin .

4. Pranimi i ushqimit jo nga kanali i ushqimit, goja por nga fyti – në rastet kur i mbyllet goja dhe i kalon përmes  fytit.

5. Ejakulimi i spermës me qëllim – pra jo në ëndër, qoftë nga masturbimi apo si pasojë e ledhatimeve, përqafimeve, puthjeve, shikimit të gjatë tek bashkshortja. Do të thotë që shkaktarë të bëhet vetë individi, ndërsa ejakulimi në gjumë nuk e prish agjërimin sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur me zgjedhjen e tij.

6. Të vjellurit me qëllim – e cila do të thotë të nxjerësh prej stomakut ushqimin apo pirjen përmes gojës.Ndërsa ai të cilit i vjen të vjell spontanisht dhe vjell kjo nuk ia prish agjërimin. Kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Kujt i vjen të vjell dhe vjell duke qenë i agjërueshëm për të nuk ka kaza ndërsa kush vjell me iniciativën e vet le ta bën atë ditë kaza.”[2]

7. Prishja e nijetit – kush e bën nijet vendos ta prish agjëirmin, agjërimi i tij prishet edhe në qoftë se nuk ka ngrënë diçka, pra nuk arin ta prish më diçka.

8. Femrat me menstruacione nuk lejohen te agjerojne (gjate asaj periudhe vetem) , por duhet t'i kompensojne keto dite pas mbarimit te muajit te Ramazanit deri ne Ramazanin tjeter  ”

Cfare lejohet ne agjerim : 

1. Larja me ujë dhe të zhytet në ujë me qëllim që të freskohet nga të nxehtit.

2. I lejohet të zgjohet xhunub.

3. Ngrënia, pirja  dhe marëdhëniet intime i lejohen gjatë natës derisa të vërtetohet se ka lindur agimi, kjo bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : “Bilali e thret ezanin natën, ju hani e pini derisa ta thëret ezanin Umu Mektumi.”


4. Përdorimi i misfakut qoftë në fillim apo në fund të ditës ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve dhe shokëve të tyre, duke u argumentuat me argument të përgjithshme të cilat tregojnë për faktin se ajo është e pëlqyeshme në çdo kohë, pra nuk ka kohë kur është e papëlqyeshme pasi që nuk ka diçka që e përcakton një gjë të tillë. Ndërsa sa i përket haditheve të cilat qortojnë përdorimin e misfakut pas zenitit, kur dielli ngritet në pikën më të lartë të qiellit, dijetarët kanë thënë se këto hadithe janë të dobëta.

5. Udhëtimi për ndonjë nevojë, edhe poqëse ky udhëtim e bën që ta prish agjërimin. (mbi 80 km)

6. Shërimi me çfarëdo lloj bari, ilaçi përderisa nuk kalon përmes fytit, këtu hyn përdorimi i injekcioneve të ndryshme përpos atyre ushqyese.

7. Përtypja e ushqimit dhe shijimi i saj me kusht që të mos i arin në fyt diçka.

8. Përdorimi i erërave të mira parfumeve tymjanëve si dhe nuhatja e erërave të mira.


Por , edhe pse dobite shendetesore te agjerimit jane shume te medha , ne nuk agjerojme per kete . Ne agjerojme vetem per te fituar kenaqesine e te Madhit Allah !

Muaji i Ramazanit po afron , e keto dite duhet te jene dite meditimi , se si te arrijme maksimumin nga ky muaj i begate i cili , iken me te vertete shume shpejt !
Allahu na e befte rrisk te gjitheve e na mundesofte nje agjerim ne formen me te mire te mundshme

© VeD

Comments

Popular Posts