C'eshte njeriu?

A e keni pyetur ndonjehere vetveten, "Kush jam une? Nga kam ardhur? Perse kam ardhur? Cili eshte
qellimi i jetes sime? Per ku po shkoj? Kujt i detyrohem? Per cfare dhe si do te jap llogari?"
Cili prej jush ka kerkuar dhe gjetur pergjigjen e ketyre pyetjeve??
Nje njeri qe ka marre rrugen drejt suksesit dhe qe ne jeten e vet ka korrur mjaftueshem suksese, valle sa ia ka dale mbane ne temen e njohjes se vetvetes??!
Nje njeri qe interesohet per detajet me te imeta te botes qe e rrethon, valle sa interesohet per te fshehtst dhe imtesite e vetvetes?
Njerezit harxhojne nje jete te tere duke bere kerkime ne thellesite e detit dhe ne zbulimin e hapesirave qiellore, valle sa mundohen ata te njohin vetveten dhe te depertojne ne thellesine e botes se tyre?
Pra, sic shohim, njeriu mundohet t'ia dale mbane gjerave te rendesishme, vrapon pas idealeve te medha, por sa e njeh veten ai? Ne te vertete a i kupton ai vlerat, te fshehtat, amanetin, qe ka perbrenda?!
Kushedi se sa here ne dite, njeriu ben me kureshtje dhjetera pyetje te tilla si: "C'eshte kjo? Si eshte formuar? Per cfare vlen? Kush e ka krijuar?" Por sa e sa here i eshte drejtuar ai vetes me pyetjen: "Kush jam une? Nga kam ardhur? Ku po shkoj? Cili eshte qellimi im? Kush dhe pse me dergoi mua ketu?"











Dikush fare lehte mund te thote: "E c'eshte nevoja t'i mendojme kaq thelle gjerat, t'i studiojme me kaq imtesira dhe ta cojme dem jeten tone?"
Vec mendoni per nje cast te vetem, a ka gje me te natyrshme, qe te ofron me teper qetesi shpirterore sesa njohja ne radhe te pare e vetvetes nga njeriu, e me pas marrja ne pyetje dhe kerkimi prej tij i te gjithe te fshehtave lidhur me plotesine e tij si qenie? E pra, ky eshte kushti i pare i te qenurit "njeri"...
Vlerat e njeriut, te fshehtat, detyrat, pyetjet se c'eshte dhe kerkimi i arsyes per krijimin e vet kane zene vend shpesh ne trurin e mendimtareve. Por, nga ana tjeter, shume prej tyre, duke dashur t'i gjejne zgjidhje ketyre te fshehtave vetem nepermjet aftesive te mendjes per te analizuar enigmatiken, kane arritur ne rezultate te gabuara dhe shpeshhere shume larg se vertetes...
Disa njerez e pandehin njeriun "nje mase materiale" dhe "nje qenie atomike"; disa te tjere i kane dhene emertimin "nje kafshe qe mendon". Nderkohe qe disa studiues shprehen se njeriu eshte "nje qenie madheshtore per t'u adhuruar"; disa te tjere thone se "njeriu eshte nje hic"; pervec ketyre ka dhe nga ata qe mendojne se "njeriu eshte nje enigme"...
Sic shihet, konstatimet dhe komentet qe e kane burimin vetem ne vleresimet dhe pikepamjet personale, jane te pamjaftueshme per te nxjerre ne pah kuptimin e vertete te njeriut. Shkaku kryesor i te qenurit te pamjaftueshem eshte veshtrimi nga vetem nje ose disa aspekte, nderkohe qe per ta shprehur me kuptimin e plote njeriun, duhet bere nje vleresim nga te gjitha kendveshtrimet, materiale dhe shpirterore.
Marrim rastin e kendveshtrimit te shkencave natyrore, ku njeriu shihet si gjallesa me e mrekullueshme, e gjendur brenda nje rregulli harmonie e plani te persosur.
Njeriu krijohet nga bashkimi i dy qelizave, te cilat krijojne nje te vetme, duke marre emertimin "zigote", nuk shihet dot me sy te lire, por vetem duke u zmadhuar me qindra here dhe sigurisht, pasi arrin ne nje pozite me mijera e triliona here me te madhe se vetja, e pajisur me cdo lloj aparature te nevojshme per jeten, vjen ne kete bote ne formen e qenies njerezore.
Njeriu zoteron nje organizem te mrekullueshem, nje veper artistike te pakrahasueshme dhe nje kryeveper "antike", te ciles shpeshhere nuk ia di vleren... Keshtu pra, njeriu, i cili s'arrin dot te krijoje as edhe nje qelize te vetme, e vazhdon jeten ne saje te bashkepunimit dhe harmonise fantastike te qelizave te panumerta, qe cudisin mendjet.
Formimi me kalimin e kohes i te gjithe organizmit te njeriut nga kjo qelize, pra nga embrioni, arritja e pikesynimit te percaktuar dhe realizimi ne cast i qindra mijera funksioneve nga ana e saj, pa neglizhuar asgje, me te drejte i le pa fjale shumicen e njerezve...
Nderkohe, indet e formuara nga e njejta qelize, per nga vendi qe zene, kthehen ne qeliza qe shohin, ndiejne, shijojne dhe nga ana tjeter, sheh organet si stomaku, zorret, melcia, qe punojne si laboratore moderne.
Organet e brendshme dhe te jashtme te njeriut jane formuar me nje sistem te mrekullueshem, qe japin e marrin, mbrojne dhe ndihmojne ne menyre te ndersjellte njeri-tjetrin. Kur shohim trupin e njeriut nuk vihet re asnje organ i tepert dhe asnje i manget. Keshtu qe njeriu eshte rregulluar sipas nje planifikimi qe sjell nje rezultat te shpejte, frytdhenes dhe te vazhdueshem.
Marrja e ushqimeve nga jashte, tretja, pervetesimi dhe nxjerrja jashte e mbeturinave kryhet ne menyre te mrekullueshme. Studiuesit qe kane shqyrtuar kete dukuri, e kane shfaqur haptazi habine e tyre.
Ne trurin e njeriut gjenden rreth 10 miliarde qendra vendimi. Ne secilen prej ketyre qendrave ndodhen rreth 2000 sinapse dhe ne cdo cast, ne sinapse ndodhin me qindra dukuri. Nga ana tjeter, cdo sinap punon duke marre informacion nga mijera sinape te tjera dhe duke kontrolluar njeri-tjetrin. Ja pra, truri yne, sistemi yne nervor eshte "vendi i mrekullive" qe te cudit... Ngado qe te ktheni syte do te shihni artin fantastik te Krijuesit Madheshtor!

Dikush mund te pyese:"A mund ta gjeje njeriu te verteten nepermjet mendjes?"
Sic dime, njeriu eshte gjithmone ne kerkim te se bukures, te se drejtes, te se vertetes. Ai perhere ka dashur te dije se c'vend ze ai ne gjithesi, c'eshte dhe si duhet te jete.
Me ane te mendjes, njeriu perpiqet te ndricoje boten qe e rrethon. Nese mendja e njeriut nuk ekulibrohet me sistemet e besimit dhe moralit, ne kerkim te se vertetes, ai bie ne gabime...Ne boten e filozofise gjenden shume shembuj per kete. Nje pjese e mire e ketyre filozofeve ose jane bere 'ateiste', qe mohojne cdo gje, ose jane bere 'materialiste', qe cdo gje e kerkojne ne materie, ne lende.
Njeriu eshte nje qenie shoqerore. Ai ka nevoje per jetesen ne grup, ne perpjesetim, per ndihme te ndersjellte dhe solidaritet. Te njeriu duhet te konsolidohen keto ndjenja, sepse shoqerite pa probleme perbehen nga njerez te arsimuar mire dhe qe zbatojne rregullat e shoqerise. Sa me shume qe njeriu te integrohet ne rregullat e shoqerise, normat morale, menyen e jeteses dhe besimin e saj, aq me teper ndjehet i lumtur ai dhe shoqeria ku ben pjese.
Njeriu, si qenie, qe nga lindja deri ne vdekje, eshte ne zhvillim fizik, mendor, shpirteror e social. Njeriu eshte nje qenie, e cila ne kushte te ndryshme, shfaq sjellje te ndryshme. Ai ka jeten e tij materiale dhe shpirterore, boten e ndergjegjes dhe ate te instikteve.
Veprat, deshirat, ato qe pret dhe permban ne vetvete njeriu jane aq shume, sa nuk i nxe nje bote e tere, sepse ai nuk jeton dot vetem brenda nje aspekti kohor. Per kete arsye, sjelljet e njeriut jane pasqyre e se kaluares se tij, gjendjes se tashme dhe planeve, shpresave per te ardhmen. Ai deshiron te shikoje, te dije dhe te jetoje materien dhe sensin, cdo gje, sado e madhe apo e vogel qofte ajo. Per kete arsye, njeriu duket si nje gjithesi e zvogeluar e gjithesia (universi) si nje njeri i zmadhuar.
Kur njeriu rregullon boten e tij psikologjike, ai eshte i afte te shfaqe nje botekuptim shembullor per jeten. Ndersa si rezultat i drejtimeve te gabuara, ai mund te shkaterrohet ne ate menyre, saqe mund te trembe edhe kafshet me te frikshme!! Prandaj njeriu duhet te punoje per t'u bere "njeri", gje qe realizohet vetem me nderhyrjen mes tij dhe mesazheve te Krijuesit.
Sic shihet, nga shqyrtimi i pikepamjeve te shkencave shoqerore dhe atyre ekzakte lidhur me njeriun, rezulton se njeriu eshte nje qenie e mrekullueshme dhe me madheshtorja e krijesave, me nje strukture aq perfekte, e mbushur plot sekrete e te fshehta, sa vete gjithesia...
Njeriu, i cili perpiqet te studioje me miliarda galaksi e zbulon yjesite me të medha se Dielli, nuk shfaq mendimin per te zbuluar vetveten, per ta marre nen kontroll ate dhe per te gjetur menyren me te pershtatshme te jeteses se tij. Nderkohe qe, ai eshte nje univers me vete, me nje permbajtje fantastike strukturore e materiale, qe i mundeson te qenurit i dobishem per veten dhe shoqerine, nuk njeh parimin e tij kryesor per njohjen e vetvetes dhe qellimit te krijimit te tij...
Njeriu, i cili e harxhon jeten e vet per zbulimin e te fshehtave te natyres, duhet ta ndricoje boten e tij te brendshme, te dije detyrimet, te arrije te dalloje virtytet qe mbart dhe amanetin qe i eshte dhene.
Ai njeri, i cili nuk arrin te dalloje qellimin e krijimit dhe virtyteve qe mbart, ne fakt nuk dallon asgje. Me nje jete pa drejtim, synim e ideal, ai vec do te prishe lumturine e qetesine jo vetem te vetes, por edhe te njerezve perreth.
Shkenca themelore qe duhet te dije njeriu eshte njohja e vetvetes, njohja e Krijuesit, kuptimi i qellimit te ardhjes ne kete bote dhe te qenurit i ndergjegjshem se do te jape llogari per ato qe ka bere.
Vetem ky lloj botekuptimi mund t'i sjelle njeriut nje jete te rregullt dhe ndjenjen e te qenurit i dobishem, duke ndjere kenaqesine e te qenurit te suksesshem gjithmone ne rruge te hajrit...


© VeD Artiona

Comments

Popular Posts