Për Mua
Përshëndetje, e mirësevini! Unë quhem Hened
Ky është një blog personal, i krijuar më 21 Prill 2017.
Ideja e krijimit nuk ishte shumë e vështirë . Pasi të pëlqen të shkruash, zgjohesh një mëngjes e thua "Do filloj të shkruaj", e kështu bëra! Ideja e krijimit të blogut është krijimi i artikujve që ne hasim në përditshmërinë tonë, gjëra të cilat lidhen me problematika shoqërore
Më poshtë do të shpjegoj edhe kategoritë që do keni të bëni gjatë qëndrimit tuaj këtu
-TË GJITHA
Në këtë kategori do të shfaqen të gjitha postimet e fundit. Ose thënë ndryshe kjo është kryefaqja!
-MENDIMI IM
Uroj të kaloni një kohë të mirë këtu...

Në këtë kategori do të shfaqen vetëm artikuj autentik. Që do të thotë, artikuj të krijuar nga unë personalisht, duke u bazuar sigurisht në leximet e kërkimet e mia për temën e caktuar
-FE
Kategoria në fjalë, përfshin artikuj me tematikë fetare, e cila lidhet ngushtë me kategorinë më lartë 'mendimi im' , pasi si musliman, disa gjëra i lidh ngushtë me gjërat të cilat na i mëson feja islame.
Ama, siç e kam sqaruar, jeni të mirpritur edhe nëse nuk i përkisni fesë islame, pasi këto tematika kanë të bëjnë më shumë me qëndrime shoqërore e janë të kuptueshëm për të gjithë.
Të gjitha këto tema të kuptueshme, do të jenë nën labels sëbashku me 'mendimi im'.
Në ato tema ku do të ketë vetëm label 'fe', do të shtrohen tematika fetare me terme ndoshta deri diku të pakuptueshme për të gjithë.
Por, përtej kësaj, jeni të mirpritur të gjithë.
-DHOMA E MIQVE
Për mua, një nga gjërat më të rëndësishme që një shoqëri të zhvillohet, është edhe respektimi i mendimit të njëri-tjetrit.
Edhe për rrjedhojë, 'dhoma e miqve' është krijuar për cilindo që dëshiron të bëhet pjesë, duke dërguar artikuj, foto, video apo çfarë do gjëje që dëshiron e cila lidhet me një nga temat tona
Shënim : Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e blogut, tek kategoria 'më kontakto' gjenden udhëzimet e duhura .
Shënim : Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e blogut, tek kategoria 'më kontakto' gjenden udhëzimet e duhura .
-ARGËTIM
Një kategori e cila do i kushtohet pjesës së dëfrimit.
Kuriozitete, fakte interesante, lojra për t'u zgjidhur e lojra të ndryshme do të gjenden nën këtë kategori.
Uroj të kaloni një kohë të mirë këtu...
Comments
Post a Comment