Vajza, edukimi i shoqërisë

Eduko një mashkull, ke edukuar një mashkull; Eduko nje femër, ke edukuar një shoqëri!

Por, sa e kanë kuptuar sot këtë?
Duke u nisur nga ajo çka historia ka parë, e ajo që sot shikojmë do ta them me plot bindjen që ka ardhur koha të ndezim sirenat e alarmit. 
Nuk po them aspak që dikur njerëzit kanë qënë ëngjëj e se nuk bënin asnjë gjynah, apo asnjë të keqe, por morali e virtyti njëherë e një kohë, ka pasur tjetër kuptim. 

Duke u nisur edhe nga thënia në fillim të shkrimit, femra ka një përgjegjësi shumë herë më të madhe se mashkulli. Nuk ka të bëjë me të mbrojturit njërën palë, e të ngarkojmë palën tjetër me detyrime .
Të gjithë janë të barabartë, e të dy kanë të drejtat e tyre, por nuk janë të barabartë në funksionet që kryejnë e këtu ndodh keqkuptimi i madh. 





Zemra e truri, të dy janë esencial për ekzistencën tonë, të dy i shërbejnë trupit në mënyrën më të drejtë, por nuk janë njelloj në fuksionin e tyre. Nuk mund t'i kërkosh trurit të bëjë rolin e zemrës, e zemrës të luajë rolin e trurit sepse ata nuk do të dilnin dot kurrë nga natyra e ajo për çka janë krijuar, por të dy mund të ndërtojnë një fizik të shëndetshëm.

Mashkulli ka detyrimet e tij në familje, e femra të sajat, e të dy janë të barabartë me njeri-tjetrin e nuk i bëjnë padrejtësi njeri-tjetrit. Kjo është ajo që i Madhi Zot na ka mësuar! 
E njëjta gjë ndodh edhe me rastin e femrës, ku femra termin "ku janë të drejtat e femrës??" shpeshherë por jo gjithmonë, i marin me të drejtat e të qënurit një e përdale, këtu nuk ka më drejtësi e barazi, por dy pole qe vetëm shtyhen e nuk do të arrijnë kurrë në +- e kërkuar. 
Kjo intrigë dhe hipokrizi mashkullore nuk duhet kurrsesi ta bëjë femrën viktimë e shoqërisë. 

Femra, është një vajzë e mirë, një motër e mirë, një bashkëshorte e mirë e një nënë e mirë. Por nuk është aq e thjeshtë sa duket .
Shoqëria e sotme, e humbur totalisht në injorancë, kërkon të bindë këtë vajzë të mirë që morali e edukata e mirë janë për njerëz të prapambetur e se duhet më qenë e civilizuar duke abuzuar me të drejtat etike.
Abuzimi me të drejtat etike e morale, shpesh quhet e drejta e lirisë. 


Vajza e edukuar, është një përcjellës i mirëfilltë i një edukimi të një shoqërie të caktuar .
Një vajzë e moralshme edhe e mirë formuar, është një princeshë në shoqërinë e rrethin ku jeton, e si e tillë ndihmon që të rritet një brez princeshash e princash.

E ku ka më bukur se të jesh e respektuar nga njerëzit?
E ku ka më bukur të ecësh rrugëve krenare për atë që je?
E ku ka më bukur të flasesh bukur e njerëzit të kenë kënaqësi të të dëgjojnë?

E ku ka më bukur të ndihesh një rregullatore e shoqërisë?
E ku ka më bukur të kënaqësh Atë që të Krijoi?
E ku ka më bukur të fitosh xhennetin, duke qenë njeri?

Motër e nderuar, shpresat i kemi tek ty...

© VeD

Comments

Popular Posts